Petrit Vasili: A gënjeu sërish Edi Rama për shpenzimet për NATO-n?

Samiti i NATO-s në Bruksel, mbërtheu për disa ditë politikën europiane. Kreu i deputetëve të LSI-së në Kuvend, Petrit Vasili, shtron pyetjen nëse kryeministri Edi Rama gënjeu për shpenzimet e Shqipërisë ndaj NATO-s.

Në një status në facebook, Petrit Vasili rikujton se Rama gënjeu në prill kur u pyet nga një media gjermane nëse Shqipëria e përmbush 2% e shpenzimeve për NATO-n.

Pyetje e NTV: Po në lidhje me shpenzimin e 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?

Edi Rama: Ne tashmë shpenzojmë 2% të prodhimit tonë të brendshëm bruto në NATO”,- u përgjigj duke gënjyer kryeministri.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, shtron disa pyetje për këtë çështje, ku shton se Rama shkoi për të lypur foto.

”Në Samitin e fundit të NATO-s nuk dimë nëse: Kryeministri gënjeu prap siç gënjeu tek NTV gjemane. Apo pranoi publikisht se kishte gënjyer NTV gjermane kur tha se Shqipëria shpenzonte 2% për NATON. Ose mund të mos ketë bërë asnjërën dhe ka folur për kampionatin botëror të futbollit dhe ka lyp foto, të dyja më te kollajta janë, se edhe shumë mend nuk duan, kështu që janë muhabete tamam për këtë shkollëpak që kemi kryeministër”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al