Petrit Vasili: AFP foli, Ali Kimiku-kryeministër i Shqiperisë nuk dëgjon nga veshët

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook kundër Kryeministrit Rama. Vasili u shpreh se droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njësh me njëri tjetrin.

Më poshtë statusi i plotë:

AFP foli, Ali Kimiku-kryeministër i Shqiperisë nuk dëgjon nga veshët.

AFP-Agjensia France Press thotë qartë se droga po minon integrimin europian të Shqipërisë.

Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njësh me njëri tjetrin.

Këtë e thotë e gjithë media më autoritare e botës.

Po kjo qeveri sheh vetëm ERTV, njëlloj si Iraku i Sadam Huseinit, që fliste me gjuhën e Ali Kimikut ministrit të propgandës, që thoshte se Sadami po fitonte luftën ndërkohë që ushtarët çlirimtarë amerikaneë po e arrestonin.

Ne e kemi Ali Kimikun tonë ai është kryeministri dhe ERTV.

AFP megjithëse ka një autoritet botëror të jashtëzakonshëm po rrezikon shumë që Ali Kimiku -kryeministër i kazanit të drogës, ta shpallë edhe AFP si media kazani.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al