Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet në mbështetje të ndërhyrjes ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.
“Aksioni në Siri reflekton shumë më gjerë dhe politika e jashtme amerikane dha një mesazh shume të fortë shprese për popujt e shtypur dhe nje mesazh asgjesues për diktatoret e të gjitha llojeve që nga ata të eger e gjakatare e deri tek ata qesharake, që enderrojne tek autokracitë që pjellin varferi.”- shkruan Vasili.
Më poshtë reagimi i plotë:
Amerika e Trump është tashmë sërish Amerika e madhe, që vepron dhe që udhëheq aksionin botëror të vendosjes së paqes dhe rendit demokratik kudo në botë.
Aksioni në Siri reflekton shumë më gjerë dhe politika e jashtme amerikane dha një mesazh shume të fortë shprese për popujt e shtypur dhe nje mesazh asgjesues për diktatoret e të gjitha llojeve që nga ata të eger e gjakatare e deri tek ata qesharake, që enderrojne tek autokracitë që pjellin varferi.
Ndaj proamerikanizmi shqiptar si vepër e popullit tonë është një vlerë , që duhet të lartësohet dhe kushdo nga politika shqiptare që shfaq të kundertën e që voton kundër Amerikës duhet refuzuar rreptë dhe pa kompromis.
Burimi:(integrimi.al/E.P)