Petrit Vasili: Antireforma e goglave të fatit ose fundi i reformës në drejtësi.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se standardet e reja që reforma në drejtësi synoi, u rrëzuan dhe u nëpërkëmbën.

Më poshtë postimi i plotë:

Antireforma e goglave të fatit ose fundi i reformës në drejtësi.

Standardet e reja që reforma në drejtësi synoi, u rrëzuan dhe u nëpërkëmbën.Kantidatet e skualifikuar se nuk plotësonin kriteret,duke dhunuar ligj e Kushtetutë u futën në liste e u votuan nga kryeministri.ONM ose prania e SHBA dhe BE edhe në Kushtetutë si garanci e integritetit u përbuz e u poshtërua nga kryeministri.Atë që ONM tha kryeministri nuk e fishkelleu fare.E gjithe reforma në drejtesi degradoi turperisht thjesht si një hedhje goglash apo një bixhoz i rëndomtë.Nje grup rrënuesish të reformës në drejtesi me kryeministrin e inkriminuar në krye shkatërruan dhe denatyruan endrrën e shqiptareve për një drejtesi të re të pakapur e të barabarte për të gjithë.Milionat që po shpenzon SHBA dhe BE janë shperdorimi më i madh dhe korruptiv i parave pasi reforma në drejtesi katandisi në një DREJTESI GOGLASH FATI.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al