Petrit Vasili: Artistët përballë manekinëve të përbuzshëm të kryeministrit dhe bashkisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ku shkruan se manekinët e bashkisë dhe të kryeministrisë mbrojnë heroikisht pazarllëkun e tyre dhe grabitjen e vlerave kulturore, historike e qytetare. Ndër të tjera Vasili shprehet se këta manekinë siç erdhën ashtu edhe do ikin si gjithë manekinët, të harruar, të neveritur dhe të përbuzur.

Më poshtë statusi i plotë:

Artistët përballë manekinëve të përbuzshëm të kryeministrit dhe bashkisë.

Artistët e mëdhenj përballë manekinëve e pazarxhinjve të kryeministrisë dhe të bashkisë.
Manekinët mbrojnë heroikisht pazarllëkun e tyre dhe grabitjen e vlerave kulturore, historike e qytetare përballë artistëve të mëdhenj.
Manekinët e kryeministrit dhe të bashkisë të vobekët në shkollë, po bëjnë sikur janë arkitektë, urbanistë,
kritikë arti, ekonomistë, por në fund fare mbeten thjesht pazarxhinj ordinerë.
Armiq të kulturës, artit, dijes dhe të Shqipërisë me identitet dhe mendim, manekinët duan një Shqipëri pa të shkuarën e saj me tradita dhe vlera, Shqipërinë pa gojë, Shqipërinë e poshtëruar, Shqipërinë e shkelur në këmbë.
Kjo s’duhet dhe s’mund të ndodhë kurrë.
Këta manekinë siç erdhën ashtu edhe do ikin si gjithë manekinët, të harruar, të neveritur, të përbuzur, të poshtëruar.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al