Petrit Vasili: Autostradën e mbyllën. Po 10 milion turistët nga malet si kaçakë do kalojnë?

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook për mbylljen e autostradës Tiranë – Durrës. Ai shprehet se kjo autostradë u mbyll pikërisht në startin e sezonit turistik dhe kjo është një bëmë e padëgjuar e kësaj qeverie. Ndër të tjera ai shkruan se tani pritet e radhës e kryeministrit shkollë pak që t’u shpjegojë njerëzve se sa mirë është t’i bësh gropën turizmit.

Më poshtë statusi i plotë :

Autostradën e mbyllën. Po 10 milion turistët nga malet si kaçakë do kalojnë?

Thonë që priten 10 milion turistë në Shqipëri këtë vit.
Autostradën Tiranë – Durrës e mbyllën këta “strategët” e turizmit pikërisht në startin e sezonit turistik. E padëgjuar kjo bëmë e fundit e këtyre .
Po këta 10 milion turistët nga do t’i bien për të dalë në det.
Nga kodrat e nga malet i bie, se rrugë tjetër nuk ka.
Po mijëra shqiptarëve që duan edhe ata të bëjnë pushime pse jua nxijnë jetën xhanëm.
Po atyre që merren me biznesin e turizmit e që duhet të bëjnë furnizime e të presin turistët pse i torturojnë.
Pse ja humbasin biznesit gjithë këto para’, po ekonominë kombëtare pse e dëmtojnë!?
Janë të paaftë dhe kaq.
Presim tani dëgjesën e radhës të kryeministrit shkollë pak që t’u shpjegojë njerëzve se sa mirë është t’i bësh gropën turizmit. Fol kryeministër fol se e bëre edhe Shvejkun që të harrohet.
Vërtet kryeministër s’ke asnjë faj se ty s’të duhet gjë për çfarë flet vetë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al