Petrit Vasili: Banka Botërore foli,taksat hajdute të qeverisë po rrënojnë qytetarët.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se qeveria po e rrokullis vendin drejt një rrënimi financiar të paralajmëruar.Taksa progresive produkt i mendjeve të çmendura, por dhe hajdute të paskrupull të qeverise po destrukturon vendin nga ana sociale.

Më poshtë statusi i plotë:

Banka Boterore foli,taksat hajdute të qeverisë po rrënojnë qytetarët.

Qeveria po e rrokullis vendin drejt një rrënimi financiar të paralajmëruar.Taksa progresive produkt i mendjeve të çmendura, por dhe hajdute të paskrupull të qeverise po destrukturon vendin nga ana sociale.

Thellimi i varfërisë dhe mbeshtetja ndaj oligarkise me të cilën qeveria ndan paratë janë ekstremet tragjike ku kryeministri po zhyt vendin

Banka Boterore thotë:

“Vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, rritet nga 22.6 për qind në 29.1 për qind”.

Taksa progresive dhe i tërë koncepti financiar për shtetin i kësaj qeverie është shumë armiqesor për të varfërit dhe ne shërbim e i nënshtruar ndaj oligarkëve.

Opozita kërkoi uljen e TVSH për artikujt jetike të ushqimeve te shportës nga 20% në nivelin 5%.

U kërkua nga opozita edhe heqja e TVSH per bisnesin e vogel që u refuzua egër nga qeveria.

Ja c’thote Banka Boterore:

“Në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë,” thuhet në raport.

“Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri,”

Përfundimisht i gjithë sistemi financiar që iu imponua shqiptarëve dhunshem prej kësaj qeverie ka deshtuar totalisht.

Belbëzitjet demenciale për ekonominë të një kryeministri te paditur dhe paranojak për pushtetin e tij personal po e shtyjne vendin drejt gremines dhe rrenimit te pandalshem ekonomik e social.

Njerezit e thjeshtë janë mbërthyer për fyti nga qeveria dhe po ripen ne mënyrë te pameshirshme me taksa cnjerezore.

Duhen ndalur sot.

Shqiptarët janë pa drejtim ###

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al