Petrit Vasili: BE në Tiranë dhe Euralius vazhdojnë për fat të keq të shpërdorojnë autoritetin e Europës lidhur me drejtësinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku shprehet se BE në Tiranë dhe Euralius shënuan rekorde të errëta, negative dhe të dyshimta,kur bënë avokatinë dhe alibinë e procesit thellësisht të inkriminuar të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota.

Më poshtë postimi i plotë i Vasilit:

BE në Tiranë dhe Euralius gënjejnë për nenin 491, më mirë të heshtin.

BE në Tiranë dhe Euralius vazhdojnë për fat të keq të shpërdorojnë autoritetin e Europës lidhur me drejtësinë.
Për të gjithë opinionin publik duhet të jetë e qartë se Euralius gënjen kur thotë ka pasur disa variante për nenin 491.
Ka pasur vetëm një variant të përgatitur nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë dhe të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë me firmën e një deputeteje.
Komisioni i Ligjeve në shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 të ardhur në Kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjëkundi në procesverbalin e Komisionit të Ligjeve, që dokumenton ndryshimet që i bëhen projektligjit të 
propozuar dhe që më pas i paraqiten seancës plenare për votim.
Ky është manipulim sa një mal.
Vetëm BE në Tiranë dhe Euralius çuditërisht nuk e shohin dhe paskan marrë detyrën të bëjnë alibinë e këtij skandali.
Për llogari të kujt e bëjnë? A e ndihmojnë Shqipërinë duke bërë alibinë e manipulimit dhe shkeljes së ligjit?
Kush ja mbyll sytë për të parë pazarin e ligjeve me porosi?
BE në Tiranë dhe Euralius shënuan rekorde të errëta, negative dhe të dyshimta,kur bënë avokatinë dhe alibinë e procesit thellësisht të inkriminuar të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota.
Kur BE në Tiranë dhe Euralius e kanë të “pamundur” të mbrojnë parimet bëjnë mirë të heshtin. Europa që shqiptarët njohin nuk është kjo e këtyre.

Burimi:(integrimi.al/A.T)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al