Petrit Vasili: DEA të stacionohet në Shqipëri.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshem të trafikut ndërkombëtar të drogave të renda dhe i krimit të organizuar.

Më poshtë statusi i plotë:

DEA të stacionohet në Shqipëri.

Kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të renda dhe i krimit të organizuar.

Roli i partnerëve ndërkombëtarë i paçmueshëm

Kreu i antimafias italiane e paralajmëroi qartë në Tiranë jo më larg se dje..vetëm kryeministri nuk e degjoi,si duket ishte i zënë me organizimin e kësaj që i dështoi sot.

Në SHBA kemi kërkuar  që DEA të stacionohet në Shqipëri.

Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri pasi droga dhe krimi i organizur në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal dhe koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al