Petrit Vasili: Denoncimi i Ambasadës Amerikane për gjyqin e Tahirit vulosi kapjen e Kryeministrit.

Intervista e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report TV.

Lajmi kryesor sot është që Gjykata e Krimeve të Rënda në nivelin e apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, pra ai do të gjykohet jo më me arrest shtëpie, por do gjykohet në liri. Si e gjykoni ju këtë vendim?
Nuk ka asnjë lloj suprize. Që të jem i sinqertë me ju, të gjithë, jo kërshërinë dhe kuriozitetin, pasi të dyja këto do ishin përcaktorë jo të saktë, por atë se cili do të ishte përfundimi unë e shuajta që mbrëmë, pasi prononcimi i Ambasadës Amerikane ishte shumë i qartë. Edhe përpara procesit, ndodhi pikërisht ajo çka ata parashikonin me shumë saktësi. Jam sigurisht, jo i lumtur smund të them i lumtur, por jam i kënaqur që koherenca e Ambasadës Amerikane vazhdoi edhe pas dhënies së vendimit. Nuk e di nëse e keni ndjekur, në një prononcim për një televizion tjetër, ata ripohuan dhe rikonfirmuan qëndrimin e një dite më parë. Është një ditë e keqe shumë për drejtësinë shqiptare. Është një ditë e keqe për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi. Tani jemi plotësisht të kthjellët dhe të qartë. Personalisht jam akoma dhe më i qartë se një ditë më parë. Kam thënë shumë herë, në shumë opinione të miat, edhe në faqen time në Facebook, por edhe në qëndrimet që kam pasur në studiot televizive, që kjo është një drejtësi që ka lindur e vdekur, ose më saktë, është një drejtësi që ka lindur, kjo e reja, është më e keqe se ajo që kishim më parë, pasi kjo është një drejtësi për këtë byronë shumë të vogël politike të Ramës, Tahirit, Xhafajve, Ahmetajve. Po kjo i mbron këta në rregull. Zullumin e tyre e konservon, e mbron, e vë në një fortesë shumë të mirë, së bashku me prokurorinë, tashmë ushtar të zgjedhur me 69 vota. Natyrshëm qytetari i thjeshtë duhet të jetë në alarm pasi do dënohet, do persekutohet pa mëshirë, në funksion të tyre do dënohet dhe që të bëhet shembull për të treguar që ja si funksionon drejtësia, po në kurriz të tyre. Do vazhdojë ai që bën një mur të vogël, kam raste personale të miat, jo të dëgjuara, të cilat I kam denoncuar, për të ndrequr avllinë e shtëpisë të cilën ja kanë rrëzuar pa të drejtë, ka vajtur në burg. Edhe 70-80 vjeçar. Nuk diskutohet për energjinë elektrike, nuk diskutohet edhe për semaforinm, nuk diskutohet për banalitetet nga më të mëdhatë. Këta, zullumin e të cilëve e njohim, sikurse e njihni ju në Report TV, e njohin kolegët tuaj që nga FOX NEWS deri te Daily Telegraf, në të gjithë botën, ndërsa gjykatat shqiptare, tashmë nën sopatën e Vettingut të njëanshëm, nën sopatën e Prokurorëve, të cilët janë andej nga krahu tjetër, të gjithë bashkë prodhojnë këtë produkt, për të cilin është shqetësuar gjithë Shqipëria, por dhe ne me sarkazëm qeshim, pasi përveç çmendonim vetë Ambasada Amerikane na e tregoi një ditë më parë. Do ndodhi kjo. Janë nën presion dhe ja rezultati. Besoj se çdo koment i mëtejshëm është i tepërt dhe pa vlerë. Të paktën për mua personalisht.

Sot dy partitë e opozitës, PD dhe LSI kanë zhvilluar mbledhjet e grupeve të tyre parlamentare për të analizuar dhe për të diskutuar se çfarë hapash do të hidhni pas protestës së 26 Majit. Çfarë vendosët ju si LSI?

Besoj që qëndrimi në këtë çështje është i unifikuar. Kishte të bënte në radhë të parë me mbajtjen gjallë të një fryme sensibilizimi politik dhe shoqëror shumë të lartë, të cilën në mënyrë të veçantë e kulmoi protesta, pasi ishte prodhuar nga një aksion politik i jashtëzakonshëm për mua, i paprecedentë, i pashembullt në politikë. Dhe njëkohësisht u mor vendimi që ky aksion të vazhdojë të intesifikohet, edhe në kualitet, por edhe në intensitet, në parlament, në të gjitha llojet e veprimtarive parlamentare, qofshin këto në komisione, seanca plenare etj. Dhe njëkohësisht do të vazhdojë edhe aksioni publik, politik, i cili do të ndiqet dhe do të mbështet fort nga forumet rinore të të dy forcave politike nga Lëvizja Rinore për Integrim dhe nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, për të vazhduar stigmatizimin dhe demaskimin e moralit të shprishur tashmë të Ministrisë së Brendshme, një moral që nuk mund të rikuperohet më nga pikëpamja e këndvështrimit moral, por edhe nga ana e këndvështrimit ligjor, pasi drejtuesit e Ministrisë së Brendshme janë tashmë në konflikt me ligjin, pasi ligji Antimafia është bllokuar që të funksionojë mbi ta. Ndërkohë që kjo dhe gjithçka që ka ndodhur ka thelluar dhe më tej mosbesimin shumë të madh që u prodhua nga ish-ministri Tahiri, duke e lënë Shqipërinë përfundimisht me një dikaster kyç, i cili duhet të ishte në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve vazhdon të jetë i molepsur me mosbesim, me përziere të drejtpërdrejta, me përziere të largëta, përziere të afërta, pra gjithmonë është i pushtuar nga hijet e errëta të dyshimit dhe të implikimit, nga të cilat duhet të ishte çliruar me kohë për të dhënë një mesazh tjetër, pasi dhe këtu desha ta përfundojë, është fare e qartë që Europa sot është e pakalueshme për ne, për shkak të trafiqeve dhe krimit të organizuar. Besoj nuk ka njeri në politikë apo ne media që mos ta shohë dhe të mos lexojë këto pika që Europa nuk toleron aspak, ndërkohë që ka qenë e mirëkuptuar për çështje të tjera.

Çfarë opsionesh shqyrtuat sot? Kishte opsione të tjera për aksionin opozitar?

Sigurisht që vlerësimet që kolegë të ndryshëm kanë, sigurisht kishte mendime nga më të ndryshmet, po besoj kjo hyn brenda pjesës së diskrecionit të punëve tona të brendshme. Shumatorja ishte pikërisht vazhdimi i punës në parlament, sensibilizimi sa më i fortë, goditja shumë më e fortë dhe e rreptë e të gjitha elementëve që shfaqen, të cilat qeveria nuk bën asgjë, siç është krimi i organizuar dhe trafiqet, me një qëllim të vetëm që së paku të japim dëshminë, që ka një reflektim për të mundësuar një opionion pozitiv në 28 qershor, kur është vendimi final për hapjen e negociatave. Ne të gjithë po përpiqemi që të bëjmë të pamundurën që të kemi një përgjigje pozitive në 28 qershor.

Ju thatë që ruani diskrecionin e atyre që keni diskutuar në struktura, mirëpo shumë propozime janë bërë publike , si psh ai i zotit Berisha për të ndjekur mandatet…

Nuk është diskutuar djegia e mandateve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LSI. Ky opsion nuk ka qenë temë e diskutimit. Kanë qenë mënyra të ndryshme të diskutimit të aksionit opozitar brenda për brenda parlamentit dhe disa formate nga më të ndryshmet, disa prej të cilave është mirë të mbeten, pse jo edhe surprizë. Por në këtë format nuk është diskutuar çështja e mandateve të parlamentit. Sigurisht janë diskutuar dhe opsione të tjera, qëndrime akoma edhe më të forta ndaj parlamentit, por shumatorja dhe këtu desha ta përmbyll, ka qenë që duhet të jemi aktiv për të bërë të pamundurën që me presionin tonë diçka të ndryshojë, ti jepet mesazh Europës që ka mundësi ndryshimi për të pasur një opinion pozitiv, pasi kuptohet që fajtorët e vetëm vazhdojnë të mbeten kryeministri dhe qeveria. Dhe presioni ndaj tyre sigurisht është për ti hapur procesit të integrimit, rrugën, pasi ky vend, kjo qeverisje ka nevojë për monitorim të fortë të ndërkombëtareve, pasi është e qartë që ka dalë nga shinat dhe e mbërthyer nga darët e inkriminimit e ka të pamundur të dalë nga ky dimension, por njëkohësisht po merr më qafë edhe shqiptarët pasi një integrim europian, i cili nuk ecën përpara do të thotë izolim, do të thotë rrënim ekonomik. Këta nuk e kanë problem rrënimin ekonomik, pasi ekonomikisht janë në rregull për veten e tyre, por mijëra shqiptarë, mijëra nga ata që patë edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë pikërisht në nivelet e një dëshpërimi ekstrem, të një zemërate pa fund, pasi kanë problemin e bukës së gojës. Kurse këta kanë problemin e show-t të radhës.

Thatë që konstatuat një zemërim njerëzor në protestën e së shtunës, por a mendoni që opozita është duke e kanalizuar këtë zemërim?

Opozita ka bërë të pamundurën që ta përmbajë këtë zemëratë.

Kishim një revoltë të banorëve të Kukësit që nuk u organizua nga opozita, madje ka dhe akuza se nga pjesë të saj dhe segmente të saj u sabotua, por pati eficiencë. Ishte efektive. E detyroi Ramën të tërhiqet.

Rama nuk është tërhequr. Këtë iluzion unë dua tja u shuaj, pasi 4 kuksianët ndodhen në burg. Kushdo që do më thotë që Rama është tërhequr, nuk është tërhequr aspak. Rama ka pranuar fajësinë, ndërkohë që ka pranuar fajësinë se ka qenë shkaku i revoltës, mbi të nuk ka rënë asnjë përgjegjësi, as morale, as publike, ndërsa ata janë në burg. Pra do të thotë që çështja e Kukësit është një çështje e pazgjidhur dhe në 26 maj ne kemi qenë atje në shesh dhe për ata, në radhë të parë për ata, pastaj për çështje të tjera. Ajo është një turp i drejtësisë shqiptare. Është një faj i drejtësisë shqiptare, tregon përfundimisht se drejtësia është: Kuksianët në burg, Sajmir Tahiri del i lirë. Kuksianët në burg, asnjë ligj Antimafia nuk vepron. Edi Rama kërkon falje në Facebook kur i bën thirrje policisë që të hedh uniformat dhe të bëj votat për Partinë Socialiste, ishte gjyqi në Berat dhe doli i pafajshëm sepse ka kërkuar falje në Facebook. Tani e kuptoni, kryhet një vepër penale dhe kërkohet falje në Facebook! Ky është stabilizimi i standardit Pinoçetist shtetëror. Që unë bëj një vepër penale shumë të rëndë, u them forcave të rendit, garantuesve të paanashmërisë dhe të garantimit të zgjedhjeve, se prandaj u shkatërruan zgjedhjet, flakini, bëhuni njish me trafikantë dhe kriminelët dhe bëni votat për Partinë Socialiste dhe këta thonë: mjafton që ka kërkuar një falje në Facebook. E kuptoni çfarë është? Ky është fundi fare i drejtësisë shqiptare dhe i prokurorisë. Po të ishte një prokurori me integritet kjo, meqë është kjo prokuroria e re, është duartrokitur shumë, do e kishte hapur vetë çështjen nga e para. Se është një turp i madh. Flitet për dosje të pahapura. Ja ku është atje. U rihap çështja. Gjykata e Lartë e çoi, madje atje ku kishte ndodhur ngjarja, në qarkun e Beratit dhe përsëri u mbyll. Pra ta dinë shqiptarët, kryeministri I tyre i mbyll me një falje në Facebook dhe në Tëitter. Ju të tjerët, ruhuni se do hyni në burg. Ose kemi një standard, bëni vepra penale, vrisni, prisni, bëni çfarë të doni dhe me një falje në Facebook, përse ti dënojmë qytetarët që bëjnë vepra penale?! Mund të kërkojnë falje në Facebook apo në Tëitter. Besoj që qytetarët të barabartë janë. Nuk është kjo drejtësia që qytetari Rama është i privilegjuar dhe qytetari Vasil apo qytetari Babaramo të shkojnë të dënohen. Besoj të gjithë, unë si qytetar, ju si gazetarë, ne të gjithë duhet ta refuzojmë këtë standard. Si mund tia hedhësh me një falje në Facebook?! Kemi një konsumim të një shpërdorimi detyre. Doli dhe tha: kam kryer ekspertizën e verifikimit të audiopërgjimit për vëllain e Fatmir Xhafës. Dhe pasi e bëra, rezultoi që nuk është autentike dhe tha që kjo më lejon të vazhdojë ti rinovojë besimin politik që ministri Xhafa të rrijë në detyrë. Keni dëgjuar në glob? Po nuk e kanë bërë as diktaturat më të shëmtuara dhe më të çmendura. Ky është nën hetim, ky thotë unë hetoj vetë.

Jo, ai thotë unë isha në një udhëkryq për të marrë një vendim, ta shkarkojë apo jo?

Një njeri që është kryeministri i vendit ka dy probleme. E para nuk është ai që bën verifikime. Logjika idiote e tij ka një hall të madh. Ai thotë kam çuar dhe kam verifikuar audiopërgjimin. Audiopërgjimi i vetëm ndodhet në prokurori. Si e ka në dorë audiopërgjimin origjinal ky? Ja ka dhënë Prokuroria? Atëherë të ngrihemi dhe të ikim të dy bashkë dhe e lëmë këtë bisedë. Ky ka origjinalin?! Origjinalin duhet ta disponojë vetëm Prokuroria shqiptare dhe ky smund të ketë origjinal. Kur nuk e ka origjinalin, çfarë ka verifikuar? Ka gënjyer shqiptarët. Për mashtrim publik, për shpërdorim të detyrës dhe për kryerjen e hetimeve paralele, si I ka kryer, si kryeministër?! Si person privat?! Me para?! Kush i pagoi paratë?! I pagoi ai nga xhepi?! Qeveria smund të paguajë para për të bërë hetime. Hetimet, Kushtetuta ja ka ngarkuar institucionit të akuzës. Prandaj ndodhemi në një situatë që nuk e ka parë Shqipëria. Po më gjetët një rast të vetëm, shkoni dhe në të shkuarën para 90-ës, po gjetët një rast të tillë të një idiotësie, unë pranoj të më thoni çtë doni. Por edhe para 90-ës, kur ishte shtet diktatorial dhe monokratik nuk ka guxuar njeri, ishin shumë të ndara. Madje organi i hetimit ishte më vete. Të bënte partia hetimin e saj?! Formalisht mbanin ndarjen e institucioneve. Këtu në 2018-ën u shkatërruan institucionet. Ky bën prokurorin. Ky jep verdiktet politike. Ky jep verifikimet e audiopërgjimeve. Ky thotë jam lider global. Ky thotë e ka fajin Europa dhe po nuk qe Europa në rregull unë do vete dhe do shikojë Turqinë edhe Rusinë. Ky njeri është i marrë.

Përse duhet ti hynte opozita detit në këmbë, të niste një proces duke u bazuar te një njeri me kredibilitet relativisht shumë të ulët?
Duhet të ishte Kryetar i Akademisë së Shkencave? Kush do ta denoncojë trafikantin? Po u akuzua qeveria, duhet të jetë nobelist?!

Përse nuk u mjaftuat me rastin, që është një ministër i brendshëm që ka të vëllain të dënuar, i cili nuk ka kryer dënimin? Dhe vetëm kaq të qëndronit dhe të ndërtonit të gjithë aksionin tuaj opozitar, por ti hynit një aventure që: është Babalja, s’është Babalja, është Geroni, s’është Geroni?!
Jo jo, është Geroni, s’është Geroni nuk është problemi ynë. Është problemi I tyre që kanë nga dhjetë emra. Këta janë tallur me të tjerët me shumë emra apo jo? Tani dolën këta me shumë emra. Tani përse nuk jam dakord me ju? Ju e dini që në lidhje me këtë çështje, Partia Demokratike ka qenë që në mandatimin e parë të Fatmir Xhafës shumë e prerë. Madje është stigmatizuar jo nga ju personalisht, nga media, që PD nuk I qëndroi fjalës, se tha që mbi trupat tanë mund të kalojë Fatmir Xhafa. Pra ka qenë e qartë në këtë pikë. Qeveria nuk reflektoi. PD bëri të pamundurën që mund të bënte. Kjo ishte, të protestonte fort, aq fuqi kishte, aq numra kishte. Ama e ngriti çështjen. Z.Xhafa u shpjegua për këtë çështje. Përsëri PD kur ka qenë në pushtet, ja ka ngritur këtë çështje kur këta kanë qenë në opozitë, Z.Xhafa në 2010-ën është shpjeguar qartë përsëri. Në 2016-ën, kur përsëri PD e ngriti këtë gjë në sallën e Parlamentit, Edi Rama foli shprehimisht, u ngrit dhe tha: që ky Agroni apo Geroni jeton me punën e tij të ndershme, por ka vetëm një faj që është vëllai i Kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi. Kur u rimandatua z.Xhafa përsëri ja ngriti këtë çështje Partia Demokratike, gjithë opozita në tërësi, por në mënyrë të veçantë Partia Demokratike. Nuk mund të them që ajo që I dha jehonën më të madhe ka qenë LSI-ja, ka qenë Partia Demokratike në atë kohë. Dhe z.Xhafa përsëri u shpjegua në shtatorin e vitit të shkuar. Pra ishte i palëvizshëm. Me të dalë audiopërgjimi, pavarësisht “gradës shkencore” të Babales, duhet ta kishte më të lartë, duhet të ishte minimumi kandidat i shkencave, pretendim i drejtë ky i qeverisë. Se qeveria është me shkollë të madhe në fakt! Ky që ka mbaruar pikturë, ka shumë shkollë. Ky tjetri që është ministri i Financave ka mbaruar anglisht, po kjo ska rëndësi. Shkollëpak janë të tërë. Si Babalja janë. Dhe në momentin që Babalja ndodh, tani vëllai i ministrit ngrihet dhe ikën në mes të natës. Ju thotë gjë ju që pas 16 vjetësh iu prish qetësia?! U prish. Pas gjithë këtyre akuzave, në vijë të parë futet kryeministri. I futet detit me këmbë. Kryeministri i futet detit në këmbë, nuk i është futur opozita.
Sepse opozita gjatë gjithë kohës thoshte ky vëllai i ministrit të brendshëm nuk po vuan dënimin, ai thotë: unë po shkoj të vuajë dënimin.

Jo, jo. Opozita ngriti një çështje tjetër. Vazhdon të jetë i inkriminuar dhe vazhdon të merret me këtë punë. Dhe çfarë ndodhi? Tani na ndodhi një standard tjetër, se ju nuk e keni harruar. Qeveria ka bërë portal, që të ankohesh si të duash. Të ankohesh dhe në mënyrë anonime atje. Ky portali më i fundit, më i riu, i lekëve të tjera, se ka pasur portal dhe më përpara. Ka qenë portal i unifikuar, i promovuar nga Blendi Çuçi, që në vitin 2014-2015 dhe nga zonja Harito në atë kohë. Ishte ai që mblidhte, madje ai mblidhte dhe po të merrnin vesh ndonjë informacion për korrupsionin, i mblidhte të tëra atje. Tani kemi gjithë këto portale që pranonin të gjitha llojet e denoncimeve, madje në ato denoncime keni parë shkarkohet drejtor filani, del kryeministri që në mëngjes dhe thotë drejtor filanit I këputa kokën, tani në vend të portalit, ky njeriu doli me zë dhe me figurë. Tani ato të portalit i pranon kryeministri, kur del ky me zë dhe me figurë, ku e ka dizertacionin ky babalja?! Ku e ka mbrojtur? Po dizertacionin ky e ka mbrojtur me trafiqet që ka bërë me Agron Xhafën në mes të Italisë, ku ishin dënuar që të dy dhe dha këtë dëshminë e re. Çdo bëja unë po të isha në një rast të tillë?! Ik vlla atje te Prokuroria shqiptare dhe deri ditën që do zbardhet kjo punë, ti ske për të lëvizur. Se ka ndodhur dhe një çudi tjetër. Ju e dini shumë mirë që ky që iku në 4 të mëngjesit, ka paditur nja tye vetë të Partisë Demokratike. Po njeriu ta çonte deri në fund këtë padi. Ta vazhdojë betejën. Kryen betejën me ta. I diskretiton, i bënë copë e thërrime, i nxjer që janë mashtruesa, i shkatërron fare dhe pastaj niset atje, bën atë dënimin, që më në fund e gjeti kohën ta bëj pas 16 vjetësh. Mund të jesh maskara, por maskara dhe budalla bashkë vetëm këta i kanë.

Ju keni qenë për disa muaj ministri i Drejtësisë, e keni hasur emrin e Agron Xhafajt apo Geron Xhafajt?

Jo, gjëkundi.

Kishit një referencë, një dokument apo një shkresë?
Kam pasur një defekt, që nuk e mohoj dot, që unë u besoj njerëzve. Besoj te integriteti politik i njerëzve dhe integriteti moral dhe i besoj deklaratave. Kam dëgjuar në atë kohë deklarimeve të z.Xhafa dhe i kam besuar deklarimeve të tij.

Si e shpjegoni faktin që nuk u kërkua ekstradimi i z.Xhafa nga Italia?
Tani, Italia po të kishte hequr dorë nga kjo çështje, nuk shkonte ky në Itali, se do ti thoshin: çdo ti këtu, se ne nuk kemi punë me ty?! Ky pse u nis dhe vajti?! Dhe të themi dhe diçka tjetër, a ka ndonjë komunikim zyrtar nga Prokuroria apo Ministria e Drejtësisë si ka ndodhur kjo çështje? Se ai nuk ka vajtur të prenotojë ndonjë hotel atje?

Gjatë pjesës së parë të intervistës, ju u treguat tepër skeptikë ndaj Prokurores së re të Përgjithshme së Përkohshme. Përse? Ndërkohë të paktën sipas perceptimit publik, nga ajo që qarkullon në media, ajo ka mbështetjen e ambasadave kryesore në Shqipëri.
Tani, ambasada kryesore është një term jo korrekt, por po themi i një ambasade që përfaqëson një partner strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse unë ndarjes midis ambasadave kryesore dhe ambasadave dytësore nuk e bëj dot. Nuk është në kualitetin tim, sepse mund të na ndodhi që të themi ambasadë dytësore për vende që janë shumë më të mëdha nga ne. Por ne e kemi ndarë që kë të quajmë të rëndësishëm dhe kë të quajmë të parëndësishëm, ngaqë ndonjëherë nuk e dimë se sa të parëndësishëm jemi vetë, dhe se sa problematikë jemi vetë.

Ato që janë influente në Shqipëri e kam fjalën.
Po rastin më të freskët, shqetësues, ky duhet të ishte rasti më pa koment. Ne i jemi referuar në shumë raste në këto vite qëndrimeve të Ambasadorit Amerikan, po qëndrim më të rëndë se sad je, ku ai thotë që ndaj një procesi, i cili është në vëmendjen jo vetëm të opinionit publik shqiptar, por tashmë edhe të opinionit publik ndërkombëtar, gjerësisht të shprehur dhe në instancat më të larta europiane, siç qe rasti i Tahirit, ku na thotë qartë, që po bëhet presion dhe do ndodhi kjo gjë. Ajo gjë që ndodhi dhe ata konfirmojnë të njëjtin qëndrim, besoj që këtu….

Po nuk është faji i Prokurorisë, Prokuroria kërkoi që ai të hetohet me arrest me burg?
Ju pas këtij vendimi, nuk keni asnjë qëndrim të Prokurorisë Shqiptare. Prokuroria shqiptare gjithmonë ka shprehur opinionin, pozicionin e saj lidhur me vendimin, ka shprehur rezerva ndaj vendimit. Heshtje e madhe. Është tamam shyqyr që e bëmë borxhin. Shyqyr që doli. Edhe ne bëmë borxhin, që bëmë sikur e lëshuam, edhe ata bënë borxhin që ja hoqën dënimin. Janë të gjithë të kënaqur. Po kush është i pakënaqur? Janë shqiptarët. Në këtë rast, janë shumë të shqetësuar dhe amerikanët. Tani amerikanët janë të rëndësishëm apo të parëndësishëm? Janë të rëndësishëm kur flasin për Reformën në Drejtësi? Ishin të rëndësishëm. Na i referonin ne vazhdimisht këtë punë. Po tani që thonë që procesi do jetë i manipuluar, nesër kështu do ta keni thonë?! Me një fjalë për faqe të zezë jeni. Jeni drejtësi e shkatërruar, e korruptuar. Ja ky është problem. Kundrejt këtij sinjalizimi shumë të fortë të Ambasadës Amerikane, unë prisja që Kryeprokurorja të bënte natën ditë. Të zbulonte çfarë ndodh atje. Të mobilizonte të gjithë instrumentat e saj, si mor kemi një sinjalizim të tillë për këtë gjë dhe na del tamam kështu siç është?! Po kjo është fundi i Drejtësisë. Dhe kjo ndodh për një nga proceset që ka marrë fokusin dhe që ka nxirë Shqipërinë në këtë pikë. Çfarë do presim? Do presim që Prokurorja e Përgjithshme të dënojë ndonjë fakir fukara atje? Që ka bërë aksident dhe ta fusi në burg? Do mblidhen këta të gjithë dhe nga 7 do i japin 15 vjet. Po kjo nuk është drejtësi. Për këtë Drejtësi nuk kishim nevojë ne. Absolutisht asnjëri. A bëhej fjalë për Peshkun e Madh? Ja ku qe peshku. Peshku e çau rrjetën, doli sot.

Po flasim për rastin e z.Xhafa, ju keni një muaj që e keni bërë si kalë beteje të politikës opozitare.
Jo nuk është kalë beteje. Është një ngjarje skandaloze, në morinë e ngjarjeve.

A jeni duke vepruar si në kohën e monizmit kur vëllai është përgjegjës për vëllain, ndërkohë që përgjegjësia është e gjitha individuale dhe po sulmoni një njeri që ka bërë Reformën në Drejtësi dhe ka goditur krimin?
E keni seriozisht, që Reformën në Drejtësi e ka bërë Fatmir Xhafa?! Keni bërë një afirmim shumë të rëndë z.Babaramo. Unë di që Reformën në Drejtësi e bëri grupi i madh i ekspertëve të pavarur. Nëse më thoni këtë gjë, atëherë spaska Reformë në Drejtësi. Kjo që më thatë është shumë e rëndë. Unë kam qenë anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, por nuk e kam menduar kurrë që e bën Xhafa. Ne kishim një komision të madh ekspertësh, të cilët kishim rezerva shumë të mëdha dhe për ta, që kishin një klientelizëm politik të caktuar, por jo z.Xhafa. Z.Xhafa ishte një kryetar i komisionit, kishte një votë të barabartë me gjithë të tjerët, nuk e ka bërë z.Xhafa Reformën në Drejtësi. Ne dimë që ka mbështetur shumë Shtetet e Bashkuara, ka mbështetur shumë Fondacioni Soros, ka dhënë dhe shumë para Fondacioni Soros, një grup I madh ekspertësh kostitucionalistë, tani nëse do themi që Reformën e bëri z.Xhafa atëherë të ngrihemi dhe të ikim. Xhafa ishte një përfaqësues politik, I një force politike të caktuar, me interesa politike të caktuar. Reformën në Drejtësi ju keni besuar se e kanë bërë ekspertët e pavarur, nuk e keni besuar se e ka bërë z.Xhafa.

Unë kam besuar që e kanë bërë ambasadat..
Më mirë akoma, por jo z.Xhafa, se ju më thatë e ka bërë z.Xhafa. Z.Xhafa ska bërë asgjë. Ka pasur një votë, si 9 votat e tjera, të cilat çuan Reformën në Drejtësi në Parlament ku u votua me 140 vota. Kaq.

Ndërkohë një nga akuzat që ka bërë PD ka mbetur dhe ajo pak në ajër, që është ndryshimi i nenit për ekstradimin. Si është e vërteta?
Neni 491 është ndryshuar në dhunim të plotë të procedurave parlamentare. Si I tillë, ai është një shkelje flagrante dhe shumë e qartë, e cila nuk ka nevojë për komente. Është e zeza në të bardhë. Propozimin për nenin përkatës, bashkë me shumë nene të tjera, u paraqit në Parlament nga znj.Vasilika Hysi, jo se e kishte përgatitur ajo, por e kishin përgatitur grupi i ekspertëve, dhe duhej një deputet që ta depozitonte, sepse kështu e kërkonte procedura. Rregulli më i thjeshtë i procedurës parlamentare thotë që vjen një nen i caktuar, i propozuar nga një deputet, dhe në rast se do ndryshohet thuhet: me propozim të Petrit Vasilit shkruhet, i cili propozon që neni të formulohet në këtë mënyrë, hidhet për votim. Sepse duhet evidentuar kush është propozuesi i këtij ndryshimi. Nuk ka asgjë të tillë. Thuhet vetëm kaq, 491-shi votohet? Po. Cili 491-sh? Ai i Vasilika Hysit apo tjetri? Kush ëshët tjetri që e propozoi? Si e ka emrin? Sepse Parlamenti nuk është një han me 7 porta. Në këtë proces ishte një ndarje informacioni me 20 aktorë, shoqëri civile, ekspertë, Ministria e Drejtësisë ishte një nga 10.000 aktorët e tjerë. Se Ministrisë së Drejtësisë iu hoq çdo e drejtë që të kishte mundësi që të propozonte ajo. U hoq për shkak të një paragjykimi politik të caktuar. Ministrinë e Drejtësisë e drejtpjnë aleatët tanë ne nuk do të lejojmë asgjë, reformën në drejtësi do ta kemi ne në grusht, do ta përdorim për veten tonë që të kemi këët drejtësi mysybet që nxjerr ish-ministrin përjashta etj etj. Por çfarë ndodhi 491? Edhe procedura më minimale parlamentare mund ta manipulonin në një mënyrë tjetër meqë janë manipulator por as këtë nuk e kanë bërë. Mininimumi që duhet të kishin bërë duhet ta rikthenin këtë kod në parlament tani të bënin një procedurë të caktuar, vota kanë, le ta ndryshonin si të donin ata, jo vëllai i Fatmir Xhafaj, po të dilnin të gjithë kriminelët rrugëve se këta njësh me ta janë. Po të paktën ti kishin shkruar letrat siç duhet.As këtë që është minimumi ligjor për të qenë në rregull me letrat. Keni dëgjuar shprehjen, dakord është ai po i qep letrat mirë. Këta janë aq të paaftë në histeri për tu dhënë kriminelëve të gjitha mundësitë saqë i bëjnë dhe me nxitim shumë të madh. Edhe i lënë këto gjurmët, sepse këto procesverbale janë pronë e të gjithë deputetëve, nuk janë pronë vetëm e mazhorancës. Së paku këtë lloj demokracie ka parlamenti që këto materiale janë në dispozicion të të gjithëve.

Pse se kërkoni ju si opozitë? Të bëni një amendament, ta ndryshoni, ta ktheni nenin 491 në variantin e parë. T’ia bëni një propozim kuvendit.
Këta nuk bëjnë propozim kuvendi për një arsye shumë të thjeshtë. Do ta them dhe arsyen. Ne bëmë një paketë të tërë propozimesh që kishin të bënin me kthimin e reformës në drejtësi në hullitë e Kushtetutës. Pasi të gjithë afatet kushtetuese të miratuara nga kjo reformë e famshme që ju i vutë edhe një autor që s është ai kanë rënë se janë përcaktuar me muaj janë përcaktuar me data. Të tëra këto data kanë rënë. Kur datat bien kushtetuta duhet të rrijë para, që të kemi një proces të vërtetë kushtetues të pa atakueshëm. Se procesi mund të atakohet në çdo kohë pavarësisht se kanë shkrirë Gjykatën Kushtetuese se ne tani jemi një sybat që ska në glob. Ne shkrijmë Gjykatën Kushtetuese, skemi Gjykatë të Lartë jemi në rregull. Ne jemi në drejtësi pa drejtësi.

Po mirë ndoshta më mirë deti bosh sesa shejtani brenda..
Po shumë mirë pa drejtësi.

Jo të pastrohet dhe pastaj të ndërtohet nga e para mbi themelet e së vjetrës…
Në këto kohëra ne skemi gjykata kërkojmë falje në Facebook. Siç e bën kryeministri. Mbani Facebook-un ndezur qytetarë që të keni mundësi faljeje në Facebook. Gjykata skemi, jemi rehat. Se jemi në pritje qe do ndodhi ajo kataklizmoja e re në mënyrë që të hapet koha. E di për ça është kjo? Që pa dënueshmëria të jetë objektive. Vidhni, rripni thotë Ali Asllani, koha është e maskarenjve. Kështu që vemi më tutje. E bëmë një paketë të tërë propozimesh për t’i prurë të tëra këto akte brenda Kushtetutës dhe për t’i bërë të pa atakueshme. Me qetësinë më të madhe me këtë kryetarin e Komisionit të Ligjeve, që është komedi më vete ky, Ulsi Manja. Unë nuk kam qenë dakord tha dhe i rrëzuan të gjitha. S’kanë dëshirë as të ketë një kushtetutë normale ky vend. Ajo kushtetutë e miratuar nga reforma në drejtësi ka rënë. Se afatet që vunë këta që do bënin operacionin blitz krik, që brenda një viti do ta rrëmbenin drejtësinë me vrap nuk doli. Dhe tani kemi ligje që kanë humbur afatet, kanë dalë nga përcaktimet e tyre Kushtetuese dhe ligjore të cilat po deformohen dhe po marrin vendime të përditshme, vendime të cilat janë në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit.Pse janë të qetë? Se nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe ça bëjnë, është ngritur një drejtësi e re në shtrembërim të Kushtetutës më mysybet se ajo që kishim më përpara. Që së paku formalisht respektonte atë kushtetutë që kishte miratuar.

Është e rastësishme që përkon në kohë gjithë kjo stuhi kundër Xhafës, kundër Ramës, 1 muaj para se të merret vendimi në Sofje për hapjen e negociatave?
Ju keni përcjellë në mënyrë shumë të qartë, opinione në mënyrë të veçantë të Gjermanisë, po nuk ka munguar të jetë shumë e qartë Hollanda dhe vende të tjera, që kanë nënvizuar luftën ndaj trafiqeve të drogës dhe krimin e organizuar si nga çështjet e mëdha që kërkojnë përgjigje të forta dhe njëkohësisht thellimi në reforma të tjera por këto të pakapërcyeshme. Tani kur dalin denoncime të tilla, pra lufta e pa mjaftueshme dhe qeveria që bëhet njësh dhe e lidhur drejtpërdrejt me krimin dhe trafiqet dhe është problemi themelor për integrimin atëherë ta denoncojmë apo mos ta denoncojmë? Po mos ta denoncojmë ne, me vërtet i tradhëtojmë shqiptarët, do na thonë e patë problemin, nuk e denoncuat na latë jashtë Europës, na izoluat. Për çfarë shkaku? Që kryeministri të jetë rehat, të vazhdojë të vjedhë ata, të vazhdojë të vjedhë votat. Ju e dini studimin e BE që 20% e votave ishin të shitura dhe të blera. Kjo është një turp i padëgjuar. Raporti i OSBE thoshte, elementët kriminal u bënë pjesë e fushatës apo u kandiduan si të tillë, i rrënuan zgjedhjet komplet. Departamenti Amerikan i Shtetit ju e lexoni se çfarë thotë për pastrimin e parave në Shqipëri, nuk ishim në atë nivel vite më para.. Po ta dëgjosh dhe atë të tromaksurin e qeverisë do ta quaj kazan dhe DASH se Zërin e Amerikës nuk e kurseu e dëgjove. Doli që është një televizon tradhëtar ndonëse është një instrument i DASH. Doli që është i korruptuar se është i pastër ky kryeministri është dritë e pasqyrë ky. Kur Zëri i Amerikës që ka qenë korife i vlerave demokratike, i denoncimit të korrupsionit, tani doli që është kazan. Pse? Se njëherë denoncoi listën e barnave, njëherë aferën e inceneratorëve.Kjo është derexheja ku jemi rritur ne.

Si e parashikoni, do hapen negociatat apo jo në 28 qershor?
Si Lëvizje Socialiste për Integrim, kryetarja e LSI-së në mënyrë të veçantë, ka pasur veprimtari shumë intensive për ta mbështetur fort këtë proces, edhe në lobimin e drejtpërdrejtë edhe bilateral dhe formal. Ne i jemi drejtuar komisionerit Hahn dhe të tjerëve, edhe me letër zyrtare, për 1000 arsye për të cilat duhen hapur negociatat. Duke nënvizuar në rradhë të parë nevojën e një prezence shumë më të fortë, më aktive dhe të drejtpërdrejtë europiane për monitorimin e situatës e cila është shumë e vështirë në Shqipëri. Dhe kemi bërë më të mirën tonë dhe kemi ofruar gjithçka duhet, në qoftë se ka nevojë për ndryshime të mëdha ligjore apo paketa ligjore, çfarë duhet, cila e lehtëson procesin. Por, në të gjitha takimet me ndërkombëtarët, në një pjesë të mirë të tyre unë kam qenë i pranishëm në to, shqetësimi i tyre për pushtimim e Shqipërisë nga trafiqet dhe krimi i organizuar, është një shqetësim pa shërim i tyre. Ata kanë dy gjëra, kultura e pandëshkueshmërisë për ta është bindje. Ma kanë thënë një diplomate, më thoni tha si ta bind unë qeverinë time kur ish ministri është përjashta dhe gjithë krerët e policisë të cilët kërkohen se kanë fakte për ta, u është krijuar dera dhe janë arratisur. Më thoni si ti bind. Unë të them të drejtën nuk kisha përgjigje. As kryetarja e LSI-së nuk kishte. Sepse ishte një fakt kaq i qartë dhe kaq tronditës. Me një fjalë ju dhe keni problemin dhe ju sdoni ta luftoni. Ajo na thoshte ju të gjithëve. Ne i thamë sigurisht me dashamirësi që është një gjë që i shkon qeverisë sepse derën atyre të gjithë kupolës së policisë që të dilte përjashta, të përfundonte deri në Australi siç e dini e deri në fund të botës, ua hapi qeveria. Kështu që në këtë pikë problemi dhe pengesa kryesore, shkëmb në mes është vendosur ky kryeministër i cili po u prek njeri nga këta që lidhen me trafiqet, e mbron deri në fund. Po qe për ndonjë drejtor poste, vete e këput në mes e kryqëzon dhe thotë e vrava këtë. Tani jam i pastër fare, portalin në dorë thotë, lërini zyrat e shtetit. Ju e dini që ne nuk kemi më strukturë shtetërore.

Pse?
Po sepse ska nevojë të ankohemi më. Shkoni në zyrat e shtetit, ne paguajmë qindra drejtues e nëpunës, të gjithë këta kanë rënë janë bërë zero. Të gjithë janë bërë sa vrima e vogël e portalit, klik. U ka thënë të gjithëve mos u merrni me këta, më thoni smë pëlqen drejtori e heqim. Ne kemi përfundimisht një shtet portal. Nuk kemi strukturë shtetërore. E tërë Evropa është çmendur se mban shtetin, kanë strukturë. Mban zyra, mban struktura shtetërore, zyra ankimimi, për të cilat verifikohen. Ne kemi bërë një zgjidhje. Kemi qenë fanar ne edhe në të shkuarën. Tani jemi fanar.

Morëm dhe çmimin në Meksikë…

E kemi marrë çmimin. Tani do marrim çmimin e portalit. Kemi shkatërruar shtetin. Kemi një portal që kontrollon ky. Që loz atje në Facebook se ky punë e zanat nuk ka, edhe loz në Facebook, më çoni kërkesat mua dhe të zgjidh unë ndonjë gjë. Po mungoi ndonjë ilaç më shkruani mua jua jap unë, e keni dhuratë nga unë. Është bërë ajo lista barnave, është bërë për faqe të zezë.

Pse ku çalon ajo lista e barnave? Do ju pyesja…

Shqetësoi edhe zërin e Amerikës. E patë. Janë përjashtuar nga lista mijëra të sëmurë. Për të kursyer para.
Mirë në qoftë se në një xhenerik ka 3 apo 4 sinonime dhe lihet vetëm njëri..
Janë përjashtuar fare. Nuk dua të bëj debat me ty se është debat i pabarabartë. Jam pak më i avantazhuar se ty.

Je tërësisht më i avantazhuar sepse je profesionist. Ndërsa unë pyes si gazetar, unë nuk jam mjek. Por do nisem nga parimi në qoftë se për shembull është ky ilaç, ishin dhe dy tre sinonime të tjerë, mund të hiqen dy tre dhe të ngelet vetëm një…
Janë përjashtuar ta qartësojmë. Deri tani e ke marrë. Tani e tutje nuk e merr. Ka qenë parashikuar një bar po të them për një sëmundje të caktuar. Nuk dua të vë emra. Ka qenë, e merrnin dhe nuk e merr më. Nuk e merr më se ashtu e gjykuam neve të drejtën që ti të marrësh barna. Pra barnat janë jetë. Pra të drejtën e jetës ta jap dhe ta marr unë shteti. Ndërkohë që unë i paguaj taksat. Ti mi merr taksat mua. Edhe taksën mbi rrogën e mbi të gjitha. Më merr edhe kur paguaj korrentin për çdo gjë më merr taksa por ato vete ti heq se ashtu na vjen lista ne.

Po fondi i buxhetit të sigurimeve shëndetësore, është tkurrur duke u hequr këto?
Fondi i sigurimeve të kujdesit shëndetësor është shthurur nuk është tkurrur. Sepse listës i kanë rënë kriteret profesionale fare në ndërtimin e saj. Unë i kam kritikuar vazhdimisht në sensin shumë pozitiv që të reflektojnë. Të heqin logjikën e përjashtimit. Të heqin logjikën e barnave të dyshimta. Të ecin mbi ato barna të cilat kanë dhe miratimin e farmakopesë europiane dhe të Food and Drug në Amerikë, në mënyrë që shqiptarët të marrin vetëm barna shumë të sigurta. Pse? Sepse barnat e pasigurta në radhë të parë bëjnë që sëmundja të mos trajtohet deri në fund, pra trajtohet shumë keq. Ti mendon se merr barnat, ndërkohë që sëmundja nuk trajtohet, së pari. Dhe e dyta e punës mund të krijojnë edhe mjaft efekte anësore të tjera. Shqiptarët janë mjaft të varfër, nuk mund të meritojnë të marrin barna të pasigurta. Barnat e pasigurta nuk janë luksi i shqiptarëve. Më kuptoni? Këtu duhet të kishte një kontroll të jashtëzakonshëm dhe çdo lidhje që kanë apo agjetacion dhe propagandë që bëjnë sikur po kursejnë shtetin, po bëjnë sikur po kursejnë, por kostot e të sëmurëve të cilët kurohen keq janë shumë më të larta për sistemin, në rendin e 5 deri në 6 fish. Sistemit shëndetësor do t’i kushtojë shumë më tepër. Por ngaqë sigurisht padija është bërë, por padija për fat të keq këtu është ngatërruar edhe me interesa financiare, barnat vijnë nga lloj lloj vendesh të cilat kanë qenë nga më të të paqartat dhe më të dyshimtat ndërkohë që garat janë bërë për barna të konsoliduar dhe të njohur dhe të gjithë jemi përdorues barnash. Se mosha kur ecën na bën të gjithëve të lidhur me barnat. Ne e dimë shumë mirë se cilët janë të konsoliduar e cilët të pa konsoliduar. Përjashtim nga lista, futja e barnave me cilësira të dyshimta dhe mjaft këto elementë, dhe bindja e të tjerëve që këto ti subvencionosh me zor se janë shumë të mira, janë kriminale me thënë të drejtën. Megjithatë për mendimin tim unë them sigurisht që në momentin që këta s’do kenë mundësi më të drejtojnë vendin sigurisht shumë gjëra duhen bërë nga themelimit për tu vënë në ato hulli dhe në atë rregull. Lista mund të ketë varfëri në kuptimin ekonomik se sigurisht shëndetësia është e nën paguar, e nën financuar por kriteret duhet të jene të shëndosha. Ju e dini shumë mirë, ju s’keni dëgjuar komente të tilla për listën e barnave zoti Babaramo. Keni dëgjuar se duhet të ketë akoma më shumë barna por që të hiqen nga lista apo të futen barna me cilësi të dobët nuk është dëgjuar.

Kthehemi tek data 28 qershor. Nëse për fat të keq jepet një vendim negativ për Shqipërinë, cilat do jenë hapat e opozitës?
Data 28 qershor është e rëndësishme për Shqipërinë për një arsye shumë të thjeshtë pasi është finalizimin i një procesi për të cilin të gjithë kemi investuar fort, në kuptimin më pozitiv të fjalës. Sigurisht ne e kemi të pamundur të investojmë gjithçka dhe për fat të keq në vend që të kishim betejën më të fortë me europianët, beteja më e keqe më e pisët ka qenë brenda vendit pasi problemi nuk kanë qenë ata problemi ka qenë Shqipëria. Ka qenë qeveria e vendit. Ka qenë kryeministri i vendit. Do isjte një betejë më e mirë, më e shëndetshme, që të gjithë bashkë të kishim bërë punët e shtëpisë siç duheshin dhe të kishim një betejë për të bindur europianët. Siç ndodhi me çështjen e vizave, ju e mbani mend fare mirë, sepse unë jam detyruar, do ju marr vetëm një minutë. Ne për fat të keq me integrimin kemi sot kryeministrin dhe një arradhë njerëzish për qark tij që janë vërtetë të vendosur me një strategji të caktuar shumë të fortë kundra integrimit europian. Ju e dini shumë mirë që këta bllokuan integrimin evropian për vite, për atë prefektin e Fierit ju e mbani mend. Për një prefekt në Fier e bllokuan, është humbur kohë e gjatë, e përdorur ajo 2 vjet kohë sot do ishin negociatat të hapura sepse do kishim ecur përpara në proces. Këta e bllokuan për një prefekt atje në Fier bllokuan të gjithë integrimin e vendit. Kaq e kanë vizionin këta. Kur u liberalizuan vizat ishte një provë shumë e madhe, të bindnim europianët që vizat duhet të liberalizoheshin. Nuk më thotë dot njeri në Shqipëri që ka qenë një reformë e vogël. Ka qenë një nga reformat më të mëdha të cilën e preku me dorë çdo shqiptar i cili futi një pasaportë në xhep dhe mund të mbaronte të gjitha punët e tija. Hallet në radhë të parë por dhe gëzimet në radhë të dytë. Dhe në momentin që i bindëm dhe i bëmë të qartë po këta dolën dhe thanë që një milion e gjysmë shqiptarë do ikin nga Shqipëria. Këto janë të shkruara se për fat, rroftë e qoftë kjo koha e smartphonit, të gjitha gjërat janë aty kanë mbetur. Pra ishin shumë të dëshpëruar që Shqipëria më në fund po hiqte nje izolim edhe po dilte drejt botës. Tani u krijuan këto pengesa të reja. Pra vokacioni dhe prirja e tyre anti europiane është shumë e fortë. Edi Ramën e vetmja gjë për të cilën unë e vlerësoj, për sinqeritetin që ka pasur kur në Bruksel u tha të gjithëve që nëse ju nuk nxitoni është Turqia, Rusia, ka realitete të hapura që janë opsione për Shqipërinë. Pra ky vokacion një gjë që nukleare mund të dilte kurrë nga goja e kryeministrit të një vendi si Shqipëria që vokacioni pro perëndimor e ka pasur konstante në qindra vjet. Ju jeni një lexues i kualifikuar dhe ju s kujtoni dot as nga rilindasit as nga të tjerët një prirje tjetër të shqiptarëve përveç se drejt perëndimit. Bile edhe rilindas të mëdhenj të edukuar në Turqi vështrimi e kishin andej nga perëndon. Tani për herë të parë kemi një kryeministër që ska problem po hajde shpejt e shpejt ta mbyllim, biles a ka mundësi ta mbyllni derën sa më parë që të kemi mundësi t’i vemi andej. Por ky është një qëndrim strategjik i tij. Pra ka një strategji të errët, negative, shumë të dyshimtë. Gjë që nuk duhet të ndodhte. E vetmja gjë që nukleare mund ta diskutonte. Ky duhet të thoshte na kritikoni rreptë. Do na lini dhe një periudhë kohe por do bëjmë të pamundurën që të përmbushim çfarëdo që duhet sepse kemi vetëm këtë drejtim dhe s’kemi drejtim tjetër.

Çfarë do bëjë opozita në qoftë se kemi një përgjigje negative?

Po ju them vetëm kaq. Aksioni opozitar është vetëm ky. Ju e keni parë, ka që e shikojnë me sy negativ, ka që e shikojnë edhe me sy pozitiv, unë po them me sy objektiv. Niveli i reagimit opozitar është kreshendo dhe do vazhdojë kreshendo. Do vazhdojë të rritet pa u ndalur. Do intensifikohet shumë shumë fort. 28 qershori është stacioni i radhës. Asnjë gjë nuk e modifikon aksionin tonë cilado që të jetë përgjigja e datës 28 qershor pasi këmbëkryq krimi e mori këtë gjë. Thashë sot morën një dëshmi shumë të qartë dhe të prerë. Ata kuksianët që vajtën atje protestonin se s kishin para të paguanin paratë e rrugës janë në burg, ai është ministër është përjashta. Tani problemi është këtu. Çdo gjë që lidhet dhe e ndihmon qeverinë ti ecin mirë trafiqet dhe droga edhe kriminaliteti është miku i tyre mbrohet dhe nga drejtësia, shqiptarët kanë këtë hall, sa kohë që kjo çështje nuk ka marrë përgjigje, opozita do të vazhdojë të jetë shumë e fortë dhe shumë e ashpër.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al