Petrit Vasili: Docomomo kërkon të mos prishet teatri,po a dëgjon kryeministri vandal dhe injorant.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Docomomo International (Komiteti Ndërkombëtar për Dokumentimin dhe Ruajtjen e Ndërtesave, Vendet dhe lagjet e Lëvizjes Moderne) kërkon që ndërtesa e Teatrit Kombëtar të mos prishet nisur nga ajo që përfaqëson edhe nga historike e arkitekturore.

Më poshtë statusi i plotë:

Docomomo kërkon të mos prishet teatri,po a dëgjon kryeministri vandal dhe injorant.

Docomomo International (Komiteti Ndërkombëtar për Dokumentimin dhe Ruajtjen e Ndërtesave, Vendet dhe lagjet e Lëvizjes Moderne) kërkon që ndërtesa e Teatrit Kombëtar të mos prishet nisur nga ajo që përfaqëson edhe nga historike e arkitekturore.

Kryeminstri gjitholog dmth që medemek di gjithçka me fuqinë vandale që të jep injoranca do që ta prishë me çdo kusht.Se duhet të ngrihen pa derman kullat që janë edhe qari i tij pa teatri në dreq të vejë.

Rroftë leku thotë kryeministri që bën edhe si arkitekt,edhe si urbanist,edhe si historian, pa teatrit kalli dreqin thotë ai.

Docomomo thotë ndalu kryeminister.Është turp i madh që tu dhembe teatri te huajve, shume me shume se kryeministrit armik të dijes e kulturës dhe mik paranojak të karriges se tij.

Është thirrje kjo edhe për këta pioneret lei feniste të Bashkisë se Tiranës që të zbrapsen përpara ketij turpi dhe të mos bëhen pjesë e një faji,që do tu mbetet si damkë e zezë gjithë jetën.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al