Petrit Vasili: Dora e kryeministrit u hoqi edhe të drejtën e jetës qytetarëve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vënë kufizime ç’njerëzore.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook ka reaguar sërish lidhur me listën për barnat e rimbursueshme të bërë publike nga qeveria. Vasili e cilëson Ramën si kryeministër portali.

Ai e thekson se i është drejtuar publikisht Ramës që t’i zgjidhë dhe të lërë propagandën me shëndetin, ndërsa shtoi se “problemet ishin kritike për pacientet me këtë listë”.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT

Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndërsa Zëri i Amerikës po.

Lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete që bien në kurriz të qytetarëve.

I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, që t’i zgjidhe dhe të lërë propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike për pacientët me këtë listë.

Pergjigjet e tija dhe e të tijve kanë budallalleqe kolosale nga ato që vetëm ky kryeminister mund t’i thotë.

Ky llafazan ambulant tall dhe përqesh çdo hall të njerëzve por lista e barnave e kaloi çdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe të drejten e jetës qytetarëve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vënë kufizime çnjerezore.

Të nderuar miq ndiqeni një kronike shumë profesionale të Zërit të Amerikës.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al