Petrit Vasili: Edi Rama zgjodhi aparencën e Policisë së Shtetit, kurse në brendësi të saj të kishte një dorëzim të plotë para krimit dhe trafiqeve!

Në një deklaratë për shtyp gjatë ditës së sotme Kryetari i Grupit Parlamentar të  Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u shpreh për policinë e shtetit se kjo nuk është policia që u garanton atyre jetën dhe sigurinë e pronës së tyre por është thjesht dhe vetëm një kthim i Shqipërisë në një narkoshtet që drejtohet nga një narkotrafikant në krye të tij.

Më poshtë deklarata e plotë:

Jam sot në këtë komunikim me ju, lidhur me situatën shumë të rëndë dhe kritike që po kalon vendi në mënyrë të veçantë në këtë orë të fundit, dhe të një situate e cila përkeqësohet gjithmonë e më shumë për shkak të papërgjegjshmërisë dhe inkriminimit shumë të thellë të kryeministrit të vendit. Kryeministri I vendit sot ishte në Policinë e Shtetit, ishte rikthimi tipik i vrasësit në vendin e krimit, pasi në këtë moment, njeriu që ka zhveshur nga çdo lloj morali, që ka zhveshur nga çdo lloj përgjegjshmërie në raport me ligjin Policinë e Shtetit është vetë Edi Rama, i  cili që në vitin 2013 zgjodhi ta drejtonte ai Policinë e Shtetit dhe jo ligji. Në këto katër vjet Edi Rama e mbolli Shqipërinë me drogë anë e kënd, i hapi hapësira pa fund krimit që ai të shinte në Shqipëri dhe të ulej deri në karriget e qeverisë. Në këto katër vjet Edi Rama zgjodhi që të përgatiste dhe të vinte në veprim edhe krimin elektoral të 25 qershorit, ku ai e zhveshi policinë dhe i kërkoi që ajo të shkonte dhe të ishte aktore elektorale, dhe në këtë mënyrë I bëri dëmin më të rëndë që mund të ekzistonte ndonjëherë Policisë Shqiptare, sigurisë kombëtare të vendit. Edi Rama zgjodhi aparencën e Policisë së Shtetit, një aparencë të rripave të sigurisë dhe të gjobave në rrugë, kurse në brendësi të saj të kishte një dorëzim të plotë para krimit dhe trafiqeve dhe aq më keq të kishte një inkriminim të plotë në kokën drejtuese të saj me këto krime dhe trafiqe, dhe në raste të tjera të mbetura të ishte një mbështetëse pasive e tyre, e dorëzuar tërësisht përpara krimit. Kjo nuk është Policia që shqiptarët duan, kjo nuk është policia që u garanton atyre jetën dhe sigurinë e pronës së tyre, kjo është thjesht dhe vetëm  një kthim të Shqipërisë në një narkoshtet që drejtohet nga një narkotrafikant në krye të tij. Megjithatë ende ekzistojnë prova shumë të forta, personalisht mendoj që janë prova të pakapërcyeshme për kryeministrin, dhe prova më e fortë, e vërtetë, jo hipokrite, jo aparencë rripash sigurie e gjobash, por brendësi e vërtetë e luftës me krimin, dhe kjo betejë e vërtetë morali në radhë të parë, pastaj dhe më së fundmi është betejë politike, është pikërisht e mërkura. Të mërkurën ky kryeministër, i cili llomotit pa fund në një logore, pa sens pa kuptim, që nuk të çon asgjëkundi, ka një provë shumë të qartë dhe evidente, të vendoset me krimin apo të vendoset kundër tij. Bëhet fjalë për krim të organizuar dhe të strukturuar, të vendoset në anën e ligjit apo të vendoset në anën e antiligjit. Të vendoset në anën e parlamentit aktiv  që ndihmon dhe mbështet organet e prokurorisë që të bëjnë drejtësi, të zbulojnë të vërteta të rënda, shumë të rënda, të cilat opinionit i duhen për tu shëndoshur dhe Shqipërisë për të qenë më e qetë, apo do të mbulojë këto të vërteta. Është më së fundmi për atë Reformë në Drejtësi për të cilën u çor dhe u lodh vite të tëra, ku të gjithë  e kuptuan që ishte thjesht dhe vetëm një farsë për të kapur Drejtësinë, e cila më së fundmi do të dënonte të pafajshmit dhe do të mbulonte thellësisht të fajshmit, sikurse po bën edhe sot. Është kaq e vërtetë  kjo saqë në këtë situatë mbas edhe votimin të djeshëm mu vullneti për të qenë me krimin dhe jo kundër tij u duk qartë. Sigurisht kam edhe një sugjerim pse jo, edhe të karakterit institucional. Kryeministër bëj kujdes sepse sigurisht halli madh ti ka errësuar sytë dhe ne e kuptojmë këtë gjë. Por bëj kujdes dhe me komunikimet telefonike dhe me lëvizjet që bën, edhe me telefonatat. Edhe me kërcënimet apo joshjet që u bën personave kyç. Pasi të gjithë për shkak të këtij shqetësimi mbarëkombëtar. Me të gjithë të drejtën legjitime, janë të vëmendshëm e vigjilojnë mbi ty. Sepse pikërisht ti dhe policia që ndërtove ti për fat të keq, detyroi që edhe procesi shumë I madh të cilin ka në shqyrtim parlamenti, u iniciua nga partnerët tanë ndërkombëtar. Ndërkohë që duhet të ishte vepër e hetimit, zbulimit dhe vënies para përgjegjësisë të policisë të këtij vendi e cila e dorëzuar tashmë. Është e detyruar që dhe drejtësia shqiptare të punojë pikërisht me atë informacion të vyer shumë të bollshëm. Të vazhdueshëm që vjen e do të vij. Që është në proces dhe do të vazhdojë të jetë në proces për një kohë të gjatë. Ku sigurisht dhimbjet e mëdha të kohës për ty po dhe ministra të tjerë të tutë, do të jenë aty dhe do ta shoqërojnë shoqërinë shqiptare. Por për të mirën e saj sepse kjo shoqëri dhe kjo politikë do të jetë shumë më e pastër sesa një ditë më pare. Njëkohësisht do doja dhe prisja nga ky kryeministër, natyrshëm frikacak siç është natyra e tij, që të vinte të kërkonte vetë ti hiqej imuniteti dhe të vendosej para drejtësisë. Dhe njëkohësisht dhe drejtësisë do ti kërkoja në mënyrë insistuese dhe nuk e kuptoj hezitimin, vonesën, pasivitetin e saj për të hetuar deklaratën më të rëndë publike që ka bërë një personalitet publik dhe jo më kryeministër në këtë vend. Ku i kërkoi policisë së shtetit të flakte kapelet. Të bëhej njësh me partinë dhe policia të ishte një parti politike dhe jo më një aktor i cili garantonte sigurinë kombëtare, rendin publik dhe votën e lirë të shqiptarëve. Sigurisht nuk është nga ata burra që e mposht dot frikën dhe përballet me proceset dhe I çon deri në fund. Megjithatë unë kam besim se prokuroria shqiptare nuk do të mbyll më sytë përpara këtij faji të rëndë penal publik dhe besoj do të lëviz. Besoj është momenti që gjërat e mëdha të lëvizin për të hedhur dritë mbi këtë përfshirje dhe këtë inkriminim pa fund. Megjithatë ka një prove, është prova e të mërkurës. Gjithçka ka thënë, gjithçka ka bërë janë fjalë. Prova është atje, ose mbështesim prokurorinë me të gjitha ajo kërkon dhe me të gjitha ajo a gjetur fajtorë dhe për të cilët ajo do të çoj dhe do të zbardh këtë veprimtari të këtij grupi shumë të strukturuar të rrezikshëm kriminal. Dimensioni dhe tentakulat e të cilit janë pjesë e aparencës pasi pjesa tjetër është akoma pjesë zbulimi dhe asgjësimi. Ose në rast se nuk e bën këtë nuk ka pse kthehet përsëri si vrasësi në vendin e krimit. Është më mire të struket diku deri sa ta gjej.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al