Petrit Vasili: Faqe e zezë e policisë arreston të rinjtë jo trafikantët.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook rreth ndalimeve që policia e shtetit bëri sot në protestën në Surrel nga të rinjtë. Vasili shprehet se  kush mbeshtet drogën nuk arrestohet nga policia,kurse ata që ngrihen kundër taksave i arreston policia e gangstereve.

Më poshtë postimi i plotë:

Faqe e zeze e policisë arreston të rinjtë jo trafikantët.

Policia për faqen e zezë të saj ndalon të rinjtë se protestojnë  për taksat përpara shtepise së kryeministrit në Surrel.
Kurse nuk ju bën gjë prej gjëje atyre që bllokojnë rrugën përpara parlamentit dhe protestojnë për të mbështetur ish- ministrin e brendshëm të akuzuar për trafik droge dhe krim të organizuar.
Kush mbeshtet drogën nuk arrestohet nga policia,kurse ata që ngrihen kundër taksave i arreston policia e gangstereve.
Këtë polici nuk ka vetitng që e pastron se është qelbur peshku nga koka.
Dita e përplasjes finale me këta mbështetës të drogës e krimit është shumë afër ….

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al