Petrit Vasili: Fieri do të mund të bëhet me drejtimin e ri, kryeqyteti ekonomik i vendit

Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli fushatën elektorale me një miting madhështor në Fier, ku morën pjesë mijëra qytetarë fierakë. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kandidatët për deputetë të LSI-së në qarkun e Fierit.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehu bindjen për fitoren dhe se kjo bindje vjen nga plani dhe drejtim i ri që LSI do t’i japë Shqipërisë dhe qarkut të Fierit në veçanti.

“Fieri do të mund të bëhet me drejtimin e ri, kryeqyteti ekonomik i vendit. Taksat do të ulen me tre herë për ata që bëjnë biznes deri në 20 milionë lekë, 2 herë për bizneset me xhiro deri në 1 00 milion lekë dhe me 40 për bizneset me xhiro mbi 100 milionë lekë”, tha Vasili, teksa renditi sektorët që do të kenë prioritet në programin e LSI-së. “Bujqësia dhe turizmi, – tha ai – do të jenë motorët e zhvillimit të ekonomisë kombëtare e asaj familjare. Fieri me 74 km vijë bregdetare ka mbetur nën qeverisjen e Rilindjes kaq larg detit”.

Fjalimi i Kryetarit të LSI-së, Petrit Vasili në mitingun e Fierit

Sheshi i kuq, shesh fitoreje, sheshi i fitores së padiskutuar!

Sot si asnjëherë më parë jemi këtu me bindjen e jashtëzakonshme të fitores dhe kjo bindje vjen nga një plan dhe një drejtim i ri që ne duam t’i japim vendin dhe drejtimit të ri që duam t’i japim qarkut të Fierit.

E kam thënë dhe do ta them përsëri, Fieri mund të bëhet me drejtimin e ri kryeqyteti ekonomik i Shqipërisë.

Dhe ky kryeqytet ekonomik ndërtohet me planin tonë për Shqipërinë. I vetmi plan qeverisës i forcës më të madhe, më serioze të këtij vendi që është Lëvizja Socialiste për Integrim. Dhe ky plan i jep përgjigje mijëra e mijëra biznesmenëve të talentuar dhe të shkëlqyer të Fierit, duke i ulur taksat tre herë për ata që bëjnë biznes deri në 20 milionë lekë, duke ua ulur dy herë atyre që bëjnë biznes deri në 100 milion lekë dhe në 40% atyre që xhiron e kanë mbi 100 milion lekë.

Kjo është një ofertë e drejtpërdrejtë që ky biznes i mrekullueshëm të ecë para.

Por bujqësia, Myzeqeja janë të pazgjidhshme lidhur me njëra-tjetrën, ndaj bujqësia transformohet me LSI-në, sepse TVSH-ja për mijëra dhe mijëra fermerë është vetëm dhe vetëm 0, tatimi mbi fitimin, djersa dhe gjaku i tyre është 0 dhe nga kjo ditë kjo fushë e madhe pa fund e Myzeqesë kthehet në një begati jo vetëm për myzeqarët, por begati për gjithë vendin. Pasi prodhimi bujqësorë do të arrij në 4 miliard euro, shifra të mrekullueshme që vetëm dhe vetëm LSI mund t’i realizojë. Gjithashtu, mijëra njerëz të mendjes në Fierin e njerëzve të zgjuar nuk do t’u grabitet më me taksa të tmerrshme paga e tyre.

Dhe të tërë këta njerëz të mendjes do ta kenë taksën mbi pagën dy herë e gjysmë më të ulët.

Me vendimin e ri, të dashur fierakë, ju do të quheni qytet bregdetar, pasi turizmi i Fierit, që është lënë në harresë, sepse asnjë rrugë nuk është bërë për ta, do të kthehet më në fund në një qytet bregdetare që me 74 kilometra vijë bregdetare do ta kishte zili çdo kush.

Po me qeverisje obskurantiste, mendje-mbyllura e kanë lënë kaq e afër dhe kaq larg detin.

Njëkohësisht këtu nga ky qytet ku i është dhënë përgjigja më e fortë politikës së plehrave të kësaj qeverie, janë refuzuar tre herë që plehrat e vendosura në mënyrë abuzive pranë banorëve që u dëmtonin shëndetin, që u merrnin jetën, por ne gjithë së bashku u bëmë bllok që ky lloj korrupsioni qeveritar tashmë kombëtar të mos fillohej dhe të mos ekzistonte.

Ndaj sot edhe familjet më të varfra fierake do të kenë duke pasur një TVSH dy herë më të ulët për ato produkte që janë të tavolinës së tyre kuptojnë që drejtimi i ri është drejtim për çdo qytetar, për çdo biznesmen, për çdo fermer, për çdo biznesmen të turizmit.

Kemi përgjigje për 3 milion shqiptar, por përgjigje të vërteta, përgjigje fjalë mbajtura, prandaj edhe kjo fitore e pa diskutueshme në këtë Fier tërësisht të kuq, vjen nga garancia e njerëzve serioz që e duan vendin e tyre dhe kanë të gatshëm planin për ta bërë Fierin kryeqytetin ekonomik të vendit.

Dhe të gjithë bashkë ne t’i japim përgjigje dhe ky është premtim solemn, për mijëra të rinj që ndodhen në këtë shesh, që mijërat e vendeve të punës, 170 mijë vende pune, 100 mijë prej tyre do të jenë për këta të rinj të mrekullueshëm të talentuar, të zotë, plotë energji, sepse drejtimi i ri kërkon energji të reja, dhe ndaj dhe LSI-ja është forca e të rinjve, ndaj 600 mijë të rinj janë të gatshëm në datën 25 qershor të votojnë 1-shin e mrekullueshëm.

Njëshat që votojnë njëshat, njëshi që e çon Shqipërinë si vendin e parë. Fitore LSI-ja! Fitore të rinjve! Fitore grave të nderuara! Fitore burrave që bën luftën dhe që nderuan dhe ne i nderojmë dëshmorët e luftës së asnjë tjetër! Kjo fitore vuloset me vulën tuaj më 25 qershor! Ti japim jetë duke votuar vetëm numrin 1! Fitore e padiskutueshme!

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al