Petrit Vasili: Formulari i kryeministrit për pacientët dhe sqarimi idiot i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se kjo qeveri gënjeshtrën e  ka kthyer në filozofi dhe injorancën në instrument veprimi.

Më poshtë postimi i plotë:

Formulari i kryeministrit për  pacientët dhe sqarimi idiot i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo qeveri gënjeshtrën e  ka kthyer në filozofi dhe injorancën në instrument veprimi.
Ministria e Shëndetësisë së fundmi lidhur me formularin që plotësohet për çdo pacient,akt i rëndë me qëllime kriminale,që urdhërohet nga kryeministri dora vete,sqaron se ky formular eshte normal dhe opozita nuk e di mirë çeshtjen.
Këtu fillon injoranca e bete njesh me ligesine pasi na thone qe karta e identitetit i kryen te gjitha punet ne sistemin shendetesor per cdo person.
Po ja cfare thuhet ne portalin e-Albania per marjen e kartes shendetit lexojeni:
“Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor”, identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit. Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi”, thuhet në njoftimin e “e-Albania”.
Pra identifikimi i personave behet permes KARTES SE SHENDETIT.
Ja dhe me poshte sqarimi i Ministrise se Shendetesise:
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.”
Ky sqarim eshte kryevepra e injorances tashme dimensioni i vetem identifikues i Ministrise se Shendetesise por nje dimension ky qe bashkejeton shume mire me injorancen proverbiale te kryeministrit.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al