Petrit Vasili: Hapja e negociatave do të ishte lajmi më i keq për kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje.

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku shkruan se maxhoranca po bën gjithçka, që negociatat të mos hapen. Ai gjithashtu shprehet se kjo qeveri ka bërë gjithçka që të ndërtojë alibinë antieuropiane, që sheh nga lindja, pasi atje mendon se mund të akomodojë shumë më lehtë interesat e errëta dhe paratë e pista, që trafiqet, krimi dhe korrupsioni kanë prodhuar.

Më poshtë statusi i plotë:

Hapja e negociatave do të ishte lajmi më i keq për kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje.

Maxhoranca po bën gjithçka, që negociatat të mos hapen.
Shkatërrimi i dialogut politik nga maxhoranca si bazë dhe premisë politike thelbësore e procesit të integrimit është goditja themelore kundër hapjes së negociatave.
Kapja dhe shpërfytyrimi i reformës në drejtësi dhe vakumi i qëllimshëm ligjor deri në eliminimin e gjykatës kushtetuese dhe të lartë janë momente kritike antiintegrim.
Thellimi i kriminalizimit të qeverisjes dhe rrëmbimi i saj nga trafikantët dhe oligarkët, ka krijuar qartazi profilin e një pushteti, që e zhbën tërësisht shtetin dhe e kthen atë në zgjatim të krimit të organizuar, pra të një qeverisje armike të integrimit dhe hapjes së negociatave.
E korruptuar deri në palcë dhe një vegël në duart e oligarkëve, që rrëmbejnë e ndajnë me të qindra miliona euro, kjo qeveri mostër s’ka asgjë të përbashkët as me standardet e qeverisjes, as ato politike dhe as ato morale të BE duke krijuar një bindje të fortë negative ndaj vendit tonë në Europën politike dhe duke shtuar shumë e më shumë pengesat për hapjen e negociatave.
E strukturuar qartë mbi një filozofi antiintegrim, kjo qeveri ka bërë gjithçka që të ndërtojë alibinë antieuropiane, që sheh nga lindja, pasi atje mendon se mund të akomodojë shumë më lehtë interesat e errëta dhe paratë e pista, që trafiqet, krimi dhe korrupsioni kanë prodhuar.
I vetquajturi lobim i kryeministrit ishte thjesht një tur provokativ, arrogant e irritues, që i pengonte hapjen e negociatave dhe i hapte rrugën skenarit të errët prolindje.
Mbrojtja politike prej vitesh e inkriminimit të thellë të drejtimit politik te Ministrisë së Brendshme nga kryeministri dhe mbrojtja nga arrestimi i ish Ministrit të Brendshëm janë goditja më e rëndë që procesi i integrimit ka marrë në vite.
Kryeministri dhe qeveria u vet përjashtuan qëllimisht nga ky proces i integrimit Europian, në funksion të strategjisë së tyre që sheh nga lindja duke u demostruar qartë si armiqtë më të mëdhenj të hapjes së negociatave.
Hapja e negociatave do të ishte vërtetë lajmi më i keq për qeverinë pasi do t’ja vështirësonte shumë skenarin e saj pro lindje.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al