Petrit Vasili: Hapja e negociatave për Maqedoninë, asgjëson çdo alibi të dështimit të Edi Ramës.

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për kritikat e disave vendeve të BE për Shqipërinë lidhur me negociatat. Në një reagim në Facebook, Vasili krahason Maqedoninë dhe Shqipërinë. Vendi fqinj edhe pse ka shumë më tepër probleme se Shqipëria mesa duket do të marrë çeljen e negociatave. Ndërsa Shqipëria për shkak të mos përmbushjes së reformave pritet të marrë negociata me kushtet.

Më poshtë statusi i plotë:

Hapja e negociatave për Maqedoninë, asgjëson çdo alibi të dështimit të Edi Ramës.

Europa është pozitive pa asnjë hezitim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave me Maqedoninë.
Me gjithë problematikën shumë të komplikuar të Maqedonisë qoftë në planin e brendshëm dhe të jashtëm, ku spikatnin problemet etnike dhe çështja e emrit, procesi i integrimit europian të saj ecën përpara dhe ajo e bind Europën.
Shqipëria pa asnjë nga këto probleme ka ngecur në vend. Ka ngecur se Kryeministri i saj si armik i egër i integrimit dhe i vendit të tij e molepsi vendin në çdo qelizë me trafiqe, krim të organizuar dhe korrupsion.E dërrmoi imazhin e vendit, e demoralizoi biznesin, i bëri shqiptarët të ikin me mijëra nga atdheu i tyre.
Maqedonia prej vitesh është ndër 10 vendet e para në botë si vend tërheqës për biznesin.
Shqipëria është dhjetëra vende larg dhe korrupsioni e kriminalizimi i ekonomisë nga milionat e drogës dhe krimit largojnë qindra miliona euro investime dhe varfërojnë frikshëm shqiptarët.
Kjo është ditë shumë e rëndë për Shqipërinë.
Maqedonia me hapjen e saj të negociatave për anëtarësim në BE është dëshmia më tronditëse se sa kriminale, malinje, regresive dhe
grabitqare është qeverisja e këtij kryeministri.
Asnjë alibi e asnjë lloji nuk e shpëton dot këtë kryeministër nga kjo damkë turpi që i vuri Shqipërisë ku përgjegjës është vetëm e vetëm ai.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al