Petrit Vasili: Hetim rrënjësor se pse qeveria fshehu peshkaqenët dhe garantet, pse sabotoi asgjësimin e rrjetit për 613 kg kokainë dhe pse dhe kush duan ta mbyllin këtë skandal kriminal gjigand

Bashkëbisedimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili (Pjesa e parë)

Është kënaqësi që të bisedojmë dhe të ndajmë disa vlerësime për disa çështje të mëdha të ditës.Po nis me argumentin e parë shumë të rëndësishëm I cili ka të bëjë me atë që është konsideruar me të drejtë një aksion i shekullit të paktën për sasinë dhe paratë, vlera që kishte kokaina e kapur  pra 613 kg. Dhe për këtë çështje duke mos besuar dhe duke mos i qëndruar asaj që  qeveria por dhe aktorë të tjerë duan ta quajnë këtë ngjarje si një ngjarje që zgjat tre ditë dhe pastaj harrohet. Pasi ka një strategji të mirë menduar për ta futur në një ngjarje rutinë, të zakonshme që bëri lajmin e rradhës dhe kaq. Pyetja ime e parë që shtroj këtu publikisht dhe në raport me ju është: Kush ka interes që kjo ngjarje të trajtohet si një ngjarje e zakonshme? Kush ka interes që  të mos hidhet mbi rrjetin i cili nuk u zbulua, rrjetin kriminal që pasonte. A u vunë në lëvizje mbas marrjes që njoftimit nga organet shqiptare parterët ndërkombëtar që dhe ata të bëheshin pjesë e aksionit për zbulimin e mëtejshëm të rrjetit. Cilat janë arsyet që qeveria shqiptare ka pasur qëndrime kontradiktore ndërmjet deklarimeve të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm lidhur me rolin e partnerëve ndërkombëtarë dhe bashkëpunimin me ta. Pohimi dhe mohimi brenda ditës. Cilët ishin garantët politikë të saj çështje? Të çfarë niveli janë garantët politikë aq më tepër që ai që ishte me demek pronari i mallit, u kuptua dhe u evidentua që nuk ndodhej në Shqipëri por ndodhej jashtë vendit. Por nuk ishte këtu sepse ishte i qetë sepse kishte garantët këtu që vazhdonin operacionin. pra këto çështje shumë të mëdha nuk mundet ti shpëtojnë rutinës . Kjo nuk është nga ato çuditë që zgjasin tre ditë apo për të duartrokitur të ashtuquajturin aksion të rradhës por që ishte një aksion i kriminalizuar dhe lidhur me këtë çështje, përgjigjet duhen të jenë shumë të qarta. Pasi të gjithë e dinë dhe kjo është bërë publike edhe në studiot e mediave, prezente këtu me mua që ngarkesa u identifikua dhe u trajtua si ngarkesë e kontrolluar pra nën vëzhgim dhe papritmas atëherë kur të tëra ngarkesat me destinacionet përkatëse do duhej të evidentohej deri në destinacionin përkatës dhe publiku shqiptar të kishte atje para kamerave tuaja një rrjet të tërë kriminalë që asgjesohej ashtu sikurse ndodh në të gjithë vendet që përballen me këtë problem , ne u përballëm me disa anonim qesharak, çuditërisht të mbrojtur nga avokatë që kërkojnë pagesa shumë të larta dhe papritmas kjo ishte thjesht një drogë që u desantua me vlerë 180 milionë euro të afërt me ndihmat dhe mbështetjet që FMN-ja ijep gjithë Shqipërisë. Ju e kuptoni për ça shifrash flasim dhe gjithçka pastaj bie në harresë. Mendoj se organi i prokurorisë është shumë hapa mbrapa. Dua sinqerisht të besoj që kjo mos të jetë e qëllimshme. Por në bazë të politizimit ekstrem që i është bërë Prokurorisë dhe reagimit të saj të fortë për çështje nga më minoret dhe një heshtje dhe një flegmatizëm i çuditshëm në thonjëza përpara një çështje të madhe të tillë, e vë përpara të gjithë opinionit publik, përpara riskut të tmerrshëm që kriminalizimi vazhdon dhe nuk ndalet .Pasi ditën që bëhet gjithçka për të fshehur një rrjet kriminal. Pasi rrjetin kriminal nuk e ka asnjë nga ju parasysh. Rrjeti kriminal do të ishte kushdo destinatar që do të merrte atë pakon e drogës me kodet përkatëse, do të ishte zbuluar. Kështu që kjo çështje kërkon një qasje, krejtësisht tjetër. Kërkon ekspertizë të fortë ndërkombëtare. Nuk duhet të harrojmë që shqetësimi për drogën është bërë në dimensione kaq madhore sa kolegët tuaj, Deutch Vele, kanë përgatitur një dokumentar i cili tashmë është publik që shpjegon dhe qartëson që në çfarë dimensionesh të rënda tronditëse ka marrë ky fenomen për Shqipërinë. Dhe të gjithë lojërat e tjera, tymnajat e tjera të ditës ti lënë mënjanë pasi një Shqipëri e kriminalizuar në këtë nivel, nuk mund të jetë vend as për investime të huaja as për qetësi publike as për siguri por do të kthehet në një plasdarmë kriminelësh dhe mbështetës të aferave kriminale. Për fat të keq qeveria ka treguar qartë që është një proporcionuese e saj mbështetëse dhe inaktiviteti i plotë i saj por edhe mbështetja e plotë, ndërprerja njëkohësisht e operacioneve në mes, ashtu sikurse ndodhi me Xibrakën, janë këmëbana alarmi që kjo situatë është akoma në më e rrezikshme se më parë. Dhe vullneti i qeverisë për ta mbuluar e mbështetur është akoma më i fortë se më parë.

 

Meqë ishte pjesa e kokainës, një ditë më parë në prononcim për Neës 24, Ambasadori Amerikan e cilësoi Arbër Çekaj si peshkun e madh të drejtësisë dhe i bëri thirrje partnerëve të Shqipërisë që ta kthej në Shqipëri dhe ta dorëzojnë para drejtësisë shqiptare. A ndani dhe ju të njëjtin mendim si Ambasadori Amerikan që Arbër Çekaj është peshku i madh apo ai është thjesht një ngjalë e vogël dhe peshqit e madh fshihen pas kësaj historie?

Para pak bëra një pyetje, të cilës po i përgjigjem, në përgjigje të pyetjes suaj. Arbër Çekaj në momentin që 613 kg kokainë me vlerë 118 milionë euro ndodhej dhe u kap në Shqipëri, ndodhej në Gjermani. Është peshku i madh Arbër Çekaj apo garantët që i thanë rri i qetë në Gjermani se këtu jemi ne që i dalim për zot kësaj pune që ajo të shpërndahet .Në rast se kapet, ta ndërpresë që mos të zbulohet rrjeti dhe kjo është pyetja. Ka pasur ca peshq shumë të mëdhenj që e detyruan që kjo cironka të rrinte e qetë në Gjermani dhe këtu punët mund tia bënin të tjerët. Në rast se do ishte ndryshe do ishte këtu në krye të punëve të tij kriminale. Besoj kjo është një logjikë që është shumë e lehtë për tu arsyetuar jo për mua që në fund të fundit jam një politikan karriere tashmë. Kurse dhe për ju të gjithë është shumë e thjeshtë .Një operacioni i prijnë ata që janë në krye të operacionit.Ai ka qenë atje shumë i qetë, këtu ka pasur garantë shumë të fortë. Unë i kam quajtur në një status në Facebook, peshkaqen, janë më të mëdhenj se peshqit.

Z.Vasili, kërkoni që kjo çështje duhet të ndiqet nga ekspertizë ndërkombëtare. Kur thoni ekspertizë ndërkombëtare , ku do e përcillni dhe kur flisni për prokurorinë keni rezerva ndaj këtij institucioni për këtë çështje?

Së pari unë kam kërkuar publikisht, ky është statusi që kemi ne si opozitë. Nuk mund të kërkojmë zyrtarisht institucione ndërkombëtare. Nuk e kemi këtë të drejtë nga ana kushtetuese. kemi të drejtë dhe detyrim të sugjerojmë. Unë kam kërkuar të ketë një prezencë fikse të DEA-s në Shqipëri pasi dimensioni i problemit, roli shumë negativ në nivel rajonal që Shqipëria ka për çështjen e drogës, shndërrimi i saj në nyje të trafikut që nga Afganistani deri në Kolumbi dhe anasjelltas i ka dhënë një dimension të jashtëzakonshëm çështjes në Shqipëri. DEA është absolutisht institucioni më i shkëlqyer në nivel botëror i cili mund të përballet qoftë nga ana profesionale, qoftë nga ana morale. Kjo çështje kërkon njerëz që janë të gatshëm të përballen për jetë a vdekje mbi një fenomen shkatërrimtar kriminalizues.

Çfarë do të ndërmerrni si LSI?

LSI ka detyrë publike gjë që unë po e bëj dhe me ju duke pasur mundësi ti kem si bashkëbisedues, që të ngrejë këto çështje dhe pyetje të mëdha të cilat nuk kanë marrë ende përgjigje. Ne nuk bëjmë hetuesin, nuk bëjmë dot prokurorin nuk është detyra jonë. Kemi kryeministrin që bën prokurorin dhe hetuesin në shumë raste e keni parë po ne nuk e bëjmë këtë gjë. Dhe po i kërkojmë shqip dhe qartë, neve por ju në rradhë të parë se ju mund tia kumtoni gjithë opinionit publik, të na vënë në dispozicion rrjetin e kapur. Në qoftë dhe FMN kazan sic thotë një mendjeshkatërruar, atëherë Shqipëria është në rrënim e sipër dhe kjo kambanë alarmi duhet të bjerë për të gjithë. Po u shpjegoj qartë dhe thjeshtë që një borxh I tmerrshëm publik, I cili thellohet për shkak të koncesioneve, krijon premisat e një rrënimi të një krize ekonomike pa kthim. Këto duhet t’ju shqetësojnë të gjithëve, pasi një krizë ekonomike pa kthim do të thotë që të gjitha aktivitetet ekonomike janë pa kthim, duke filluar që nga sipërmarrjet e zakonshme e deri te sipërmarrjet mediatike  sic jeni ju, të cilat në kushtet e krizës ekonomike nuk mund të mbijetojnë më. Pra Shqipëria është në prag kolapsi ekonomik. Këtë opozita dhe unë si anëtar I opozitës I bëjmë jehonë, nuk është konstatimi ynë është konstatimi I institucionit më prestigjoz botëror, mikut më të madh të Shqipërisë, kredituesit të Shqipërisë, asistuesit jo vetëm të  Shqipërisë, por edhe e vendeve më të zhvilluara të botës.

Vendet më të zhvilluara të botës vlerësohen, monitorohen dhe orientohen nga FMN. Shqipëria refuzon. Kjo situatë patjetër është një situatë alarmi, duhet të ketë vëmendjen e të gjithëve, tuajën e të opinionit publik që kërkon përgjigje, pasi po kriminalizohen ditë e përditë edhe fondet qeveritare. Edhe këto paratë e këtyre 613 kg kokainë, janë koncesione të pakërkuara, fonde 1 miliard, që I jepen qeverisë, qeveria kthehet në borxhlie të madhe, ne kthehemi në borxhli të mëdhenj, ndërkohë këta pastrojnë paratë.

Në lidhje me koncesionet, masterplani për gazin është zbuluar kohët e fundit që do të bëhet me PPP?

Tani ju e dini që me PPP duhen të shtrohen që nga mënyra se si evidentohen faturat e TVSH-së deri të shëndetësia e cila po gërrmohet komplet, është praktikisht e dërrmuar dhe asnjë ngjarje nuk është e re dhe për këtë gjë unë kam vetëm një përgjigje: FMN u thotë stop koncesioneve, asnjë hap përpara koncesioneve, qëndrojmë këtu pasi situata po rrëshqet krejtësisht nga kontrrolli. Po krijohen premisa prej këtyre koncesioneve të pakërkuara dhe të parave me origjinë të paqartë, që paraja e qeverisë shqiptare të kriminalizohet kryq e themel. Prandaj hapi i parë është stop çdolloj koncesioni, ribërje e kuardit të koncesioneve , transparencë e fortë publike dhe parlamentare. Kjo praktikë është shpërdoruar si në asnjë vend të rajonit dhe duhet të bindemi njëherë e përgjithmonë që nuk ishin këta më të zgjuarit në botë që zbuluan koncesionin, sikur të ishte një instrument kaq i rëndësishëm, se po  të ishte kaq i rëndësishëm do e përdorte gjithë globi. Por është një instrument me një rrezikshmëri të jashtëzakonshme që asfikson ekonominë dhe sot ky apel duhet të jetë një apel i madh publik, jo vetëm i politikës po i gjithë publikut. Boll e futët Shqipërinë në borxhe dhe në ndarjen e parave të pista që duhet të pastrohen.

Nga PD ka pasur denoncime me emra konkretë që kanë përfituar nga koncesionet, LSI a ka informacione të tilla, për persona  që kanë përfituar nga paratë publike? Dhe le ti rikthehemi dhe njëherë punësimit në administratë. LSI është një forcë politike që është akuzuar për punësimet në administratë, çfarë mendoni ju cili do të jetë mekanizmi që do ta reformojë dhe ta pastrojë administratën?

Mekanizmi i reformave në administratë është një dhe vetëm një, që të realizohet ai ligji i shërbimit cilvil dhe ligji në fuqi, pikë për pikë. Kushdo që nuk është punësuar sipas tij, le të largohet. Ky është shërimi i vetëm që ka ligji dhe ky lloj konstatimi që është konstatuar nga Komisioneri i Shërbimit Publik, nuk e konstatuan për ne, por e konstatuan për maxhorancën se vetëm në 6 muaj janë qindra. I tërë kuadri me sebebin e ristrukturimit të ministrive janë larguar qindra njerëz dhe janë future qindra të tjerë, ta dini që janë larguar edhe njerëz me kualitete profesionale të shkëlqyera.

Këtë ua them me përgjithësi, për  hir të jetës së gjatë politike por edhe shtetërore, shumë prej tyre kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të mitë, apo vartës të mitë që s’kanë pasur lidhje fare as me LSI, ka prej tyre që kanë henë mbështetës të kahershëm të PD, PS s’ka asnjëlloj rëndësie por kanë qenë profesionistë të mirë të cilet janë larguar. Sot ministritë shqiptare janë katandisur, që kanë nga një të vjetër që ka mbetur me eksperiencë atje, I cili mban me punë 15 të paaftë të tjerë që vijnë rrotull.

Kjo është situatë skandaloze, është paradoksi më i madh që një administratë e tillë, të ekzistojë në 2018, kur nuk ka qenë kaq e dobët as 10 apo 15 vjet më parë.

Ndërsa pyetja tjetër, koncesionet për mua janë i tëri një fenomen criminal i madh, emrat konkretë janë thjesht ato kukullat që interpretojnë çështjen, por nqs nuk përballet problemi i madh, ata personazhe janë të mbuluar nga qeveria.

Ju keni një konstatim që media e ka bërë, në mënyrë shumë të çuditshme, një institucion me halle të mëdha, me nënfinancim sic është shëndetësia, ishte bërë një lajm nga të dhënat shqiptare që vetëm koncesioni i check up-it 4fishon fitimet brenda dy vjetësh. Që shëndetësia të bëhet një veprimtari kaq fitimprurëse? Shëndetësia është gjithmonë një borxhlie e madhe, sepse i duhen gjithmonë e më shumë para për të mbijetuar, ka një nënfinancim në rendin 15-20 herë nga media. Ajo rezulton me të dhënat e FISK-ut që koncesionarët kanë 4fishuar fitimet. Kanë hyrë me 220 mijë euro fitim dhe kanë realizuar 800 e ca mijë euro. Këto gjëra flasin qartë, nuk ka nevojë për komentet e mia.

Do thoni ju po si e ka emrin përfituesi, po ç’rëndësi ka, dihet emri i përfituesit. Instrumenti shtetëror që iu vu në dispozicion i krijoi këtë gjë, që ai të fitojë për vete, të fitojë edhe për qeverinë.

Qëndrimi i LSI-së për lobimin e Lulzim Bashës?

Se kam ndjekur fare këtë cështje, biles jam këtu para jush, sepse kam mbi dy javë me një staf shumë të kualifikuar të ekspertëve të sigurisë, që po ndjekim hap pas hapi veprimet që po ndërmerren me tendencën për të mbuluar, për ta kthyer në ngjarje të zakonshme një ngjarje shumë të rëndë, siç është 613 kg kokainë. Pa e zbardhur këtë ështje mua s’më intereson asnjë cështje tjetër. Për të gjithë çështjet e tjera, kushdo që ka problem të shkojë në Prokurorinë shqiptare, kushdo që shkel ligjin të dënohen nga i pari te i fundit, unë s’kam asnjëlloj ndjeshmërie, por t’i japim përgjigje patjetër kësaj gjëje.

Nqs kryeministri shqiptar që është një fjalaman i nderuar, komenton edhe kur ngordh një mace në një fshat të Shqipërisë, nuk flet për 613 kg kokainë, nuk flet për administratën publike, e cila shkatërrohet para syve të tij dhe me bekimin e tij, e nuk flet për koncesionet kur të tjetër I thonë ndal se po na rënon ekonominë, të tjerat janë fjalë boshe.

Si po ecën reforma zgjedhore?

Reforma zgjedhore është në fillimet e veta,është lajm i mirë që po fillon të punohet që herët dhe dua të filloj të besoj se nqs nuk ka asnjëlloj paragjykimi dhe ka vullnet të mirë nuk ka pse mos të eci. Do ishte mirë që të vazhdojë të ecet e të mos ndalet, sepse kemi pasur historira që filloi dhe u la në mes për fat të keq dhe ne në zgjedhjet e 2017 nuk patëm reformë zgjedhore.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al