Petrit Vasili i përgjigjet socialistëve: Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë

Kryetari i LSI, Petrit Vasili u është përgjigjur deklaratave të socialistëve se nuk mund të ketë më makinë me dy timonë duke nënkuptuar kështu dhe të ardhmen koalicionin mes dy palëve.
Me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Vasili është shprehur se teorinë e dy timonave e ka dëgjuar edhe në vitin 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu, por fundi ka qenë gjithmonë i njëjtë.Gjithashtu ka theksuar se këtë herë, populli është më i vëmendshëm se në 1994.
Tafmaja e makinës me një timon.
Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al