Petrit Vasili: Ja pse gënjejnë Kryeministri dhe Ministrja për projektin e Teatrit Kombëtar

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Kryeministri dhe Ministrja gënjejnë pacipësisisht të dy bashkë, që të fitojnë kohë, që të fikin rezistencën, që ti hedhin hi syve artistëve, që të mbulojnë aferën e kullave, që ecën pa u ndalur.

Më poshtë statusi i plotë:

Ja pse gënjejnë Kryeministri dhe Ministrja për projektin e Teatrit Kombetar.

Kryeministri përpara artistëve të Teatrit Kombetar,me vulgaritetin e tij të shënjuar e pjellë të një padije të shumëanëshme ,i shtrëngoi ata të shihnin e dëgjonin projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Projekti na ishte produkti një studioje emërmadhe BIG i thoshin dhe arkitekti quhej Biarke Ingels.

Ti lëmë mënjanë komentet e këtij projekti se që është një sipërmarrje vlerëshkatërruese këtë s’e luan as topi.

Edhe që është ajo tokë ku rri sot teatri kombëtar një lopë e madhe, që prodhon shumë para’, të lara e të shplara edhe këtë topi s’e luan.

Edhe që zhbërja e çdo gjurme të historisë e të çdo vlere kulturore të krijuar me mund të madh në dhjetëra vite,nga ky kryeministër viktimë e kompleksit të padijes pa shërim edhe këtë as topi nuk e leviz.

Po tani dëgjojmë nga ministrja se kjo që u prezantua qenkësh thjesht një farë ideje dhe jo projekt për Teatrin Kombëtar.Dhe kush pra? Ky që u paraqit nga studioja emërmadhe dhe qe bllokoi live tërë televizionet,ky që hëngri edhe komente se ishte një projekt plagjiaturë bajate, ky që u transmetua me aq qejf nga ERTV, ky për të cilin ju tha artistëve mbyllni gojën se po shikonin mrekullinë,ky s’paskësh qenë projekt por një ide e vogël atje tej.

Kush gënjen kryeministri apo ministrja?

Në fakt kjo është pyetje krejt pa vend.

Genjejnë pacipësisisht të dy bashkë, që të fitojnë kohë, që të fikin rezistencën, që ti hedhin hi syve artistëve, që të mbulojnë aferën e kullave, që ecën pa u ndalur.

Po po.. kur vjen puna për të zhvatur paratë këta janë të gjithë kryeministër, ministër e bashki.

Asnjëri nga këta të fundit nuk gënjen për projektin e teatrit thjesht ndajnë paratë.

Të gënjyerit e mëdhenj do të jenë veç ata që do t’ju besonin këtyre.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al