Petrit Vasili: Këta hipokritët e rilindjes që u “shqyen” për integrimin, ja nga sheh kryeministri i tyre

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook kundër kryeministrit Rama duke e cilësuar këtë të fundit edhe si një kryeministër antiintgrim. Vasili e ka vijuar statusin duke thënë se Rama nuk shikon nga Brukseli, por nga Lindja.
Më poshtë keni statusin e plotë:

Kryeministri i antintegrimit europian sheh nga lindja etj…

Keta te hipokritet e rilindjes qe u “shqyen” per integrimi, ja nga sheh kryeministri i tyre.
Le ta lexojne e ka thene vete ky kryeministri antiintegrim.
E ka thene kryeministri mu ne mes te Brukselit per t’ia bere karshillekun tamam BE mu te dera e shtepise ne dhjetor 2017.
Ai nuk sheh nga Brukseli po nga Lindja.
Lexojeni vete te dashur miq qe flisni shqip dhe anglisht se cka thene ky antibrukseli kryeminister:

“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.

Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë”, tha Rama.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al