Petrit Vasili: Komedia me policine vazhdon

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se policia i rrahu vajzat deputete dhe i tërhoqi zvarrë në protestën për mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kërkoi, ndërsa policët e bërë njësh me krimin nuk i arreston dot.

Më poshtë statusi i plotë:

Komedia me policinë vazhdon.

Po kjo komedi e farsë e madhe që po shohim… Po ç’hyjnë në këtë mes ministrat Gjiknuri dhe Klosi në ballë të tavolinës së policisë në Elbasan?

Policia i rrahu vajzat deputete dhe i tërhoqi zvarrë në protestën për mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kërkoi, ndërsa policët e bërë njësh me krimin nuk i arreston dot.

Çfarë paradoksi i madh!… Protesta e Opozitës ishte për të mbrojtur Kushtetutën që vetë ministri edhe i policisë Xhafa kishte propozuar , e që aq shumë fliste për të si kryetar i komisionit për reformën në drejtësi atëherë.

Por sot që Kushtetuta shkelet e nëpërkëmbet Xhafa nuk flet më dhe ka të drejte…. tani është ministër, atëherë jo.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al