Petrit Vasili: Konçesionet, hajdutët e kryeministrit lanë pa ilaçe mësuesen nga Rrësheni

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka sulmuar kryeministrin Rama për përgjigjen që ky i fundit i ka dhënë një qytetareje të Rrëshenit sot gjatë takimit të tij. Sipas z. Vasili, qytetarja është ankuar se prej muajsh nuk merr ndihmën mjeksore të domosdoshme, ndërkohë që kryeministri i është përgjigjur se nuk është faji i qeverisë.
Më poshtë keni statusin e plotë:

Koncesionet, hajdutet e kryeministrit, lane pa ilace mesuesen nga Rresheni.

Nje grua, njeherazi mesuese e nderuar ne Rreshen i thote shqip kryeministrit qe nuk i japin prej muajsh ilacin herceptine jetik per jeten e saj.
Kryeministri i kthen nje pergjigje sa idiote aq edhe te pashpirt,qe nuk ka faj as drejtori,as qeveria,askush, por e ka procedura.
Ai kryeministri eshte faji vete dhe i vetem,qe shkaterroi shendetesine.
Qindra milione euro koncesione hajdute, qe u dha vetes dhe miqve ky kryeminister i papergjegjshem dhe i pandjeshem ndaj cdo dhimbje njerezore,lane mijra qytetare pa ilace.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al