Petrit Vasili: Krimi fitoi publikisht kryeministrin,shqiptarët pa kryeministër!

Kreu i Grupit Palamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me seancën e djeshme ku mazhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të ish-Ministrit Saimir Tahiri.

Vasili është shprehur se dje krimi fitoi publikisht një mik kryeministër, qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin,ndërsa media zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë.

 

Më poshtë statusi i plotë:

 

Krimi fitoi publikisht kryeministrin,shqiptarët pa kryeministër.

Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshëm te maxhorancës së rilindjes.
Ky votim është një faqe e zezë e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për kryeministrin,që ka derdhur tonelata të tëra morali,hipokrizie dhe dëngla puritanizmi në publik e kudo gjetkë. 
Sot edhe shqiptari më indiferent e ka shumë të qartë se në krye të qeverisë është një hipokrit pa principe,hysmeqar të krimit,të shkretuar nga idetë dhe të boshatisur nga morali dhe integriteti njerëzor.

Dje krimi fitoi publikisht një mik kryeministër, qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin,ndërsa media zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë.


Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al