Petrit Vasili: Krimi ka emëruar dhe kryeministrin e tij tërësisht kuisling, tradhtar të interesave të vendit dhe tradhtar të interesave të qytetarëve

Prononcimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, z.Petrit Vasili

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u konsumua puçi i një qeverie dhe i një parlamenti kuisling. Është parlament kuisling dhe ka një kryeministër kuisling, pasi vendi i pushtuar nga krimi, tashmë ka emëruar dhe kryeministrin e tij tërësisht kuisling, tradhtar të interesave të vendit, tradhtar të interesave të qytetarëve, dhe kjo tradhti nuk ka kursyer as librat e fëmijëve. Ku 74 armiq të të varfërve nuk i ndihmuan as për këtë. Sapo miratuan aferat e tyre korruptive me të dy marrëveshjet e njëpasnjëshme. Praktikisht ky pushtim i sallës së parlamentit realizohet po me të njëjtat personazhe dhe skenar të cilët vranë qytetarët para viteve 90. Vranë njëkohësisht edhe në dy prill, tani po vrasin edhe parlamentin. Sot është dita më e rëndë dhe më e zezë në karrierën e kryetarit të parlamentit. Sot 2 prilli u konsumua në sallën e parlamentit, u vra parlamentarizmi dhe përfundimisht e drejta legjitime e popullit që të vërë gjërat në vendin e duhur është një e drejtë e patjetërsueshme. Ky është mesazhi i mijëra qytetarëve që ky parlament i shpërdoruar, i rrëmbyer nga një grup kriminal i papërgjegjshëm i cili drejtohet nga i pari dhe i vetmi kryeministër tradhëtar i pluralizmit Edi Rama. Pasi vendin e ka pushtuar krimi dhe ska asnjë merak për të shpëtuar nga krimi por ka merak për tju nënshtruar dhe konsoliduar atij. Sot njëherazi ishte për tu diskutuar dhe u mbyll goja sepse donim të hidhnim dritë mbi krimin shtetëror të ekstradimit të personit kyç të bandës së Habilajve.  Pikërisht për këto arsye u mbyll goja dhe u konsumua një dy prill i ri me autorin e vjetër të dy prillit dhe me autorin e ri të shtuar, kryeministrin Edi Rama. Fundi i dy prillit ka qenë i qartë, atë fund do të marrin edhe këta dhe salla e parlamentit nuk ka për të qenë kurrë e tyre dhe deri ditën që atje do kthehet legjiimiteti i popullit që përfaqësohet me gjithë deputetët e vetë. Nuk është pronë e Gramoz Ruçit e as e këtij kryeministrit. Dhe derisa të kthehet ky normalitet ne do të jemi aty të palëkundur, këtu në çdo vend në çdo shesh dhe kudo që qytetarët presin fjalën tonë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al