Petrit Vasili: Krimi në krye të qeverisë largon dhe përze investimet e huaja

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke u shprehur se fjalimet e kryeministrit për diplomaci ekonomike janë humor ku qeshin e gëzojnë trafikantët dhe qajnë e hidhërohen shqiptarët.

Më poshtë postimi i plotë:

Krimi në krye të qeverisë largon dhe përze investimet e huaja.

Që droga dhe krimi i organizuar janë ulur këmbëkryq në Shqipëri e thotë BE,SHBA,OSBE dhe gjithë media boterore.
Kur e thotë opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca te tjerëve, që i rrijnë nga pas është faj,gabim,herezi.
Po po, droga dhe krimi i bërë njësh me pushtetin po e shkatërrojnë vendin.
Përgjegjësia ka vetëm një emër që është kryetrafikanti, që urdhëroi të pengohej drejtësia për ish ministrin e akuzuar nga Europa.Edhe për këtë e gjithë Europa po flet.
Ndaj largohen investimet e huaja,sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndërsa krimi i mbështetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton.
Fjalimet e kryeministrit për diplomaci ekonomike janë humor ku qeshin e gëzojnë trafikantët dhe qajnë e hidhërohen shqiptarët.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al