Petrit Vasili: Kryeministër boll u trembe, fol për 2 miliardë eurot, kursejua shqiptarëve një 97′ të dytë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, ka reaguar me anë të postimi në Facebook ku është shprehur se Kryeministri nuk flet nga frika e madhe për pushtetin e tij sepse e di mire që ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrëzon për 24 orë.

Më poshtë postimi i plotë:

Kryeminister boll u trembe, fol për 2 miliardë eurot, kursejua shqiptarëve një 97′ të dytë!

Skandali i 2 miliard eurove është më i rëndi, që mund të imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohesh në tavolinë.
Kryeministri nuk flet nga frika e madhe për pushtetin e tij sepse e di mire që ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrëzon për 24 orë.
Ai është përgjegjës direkt për disa nga këto gjyqe pasi i ka frymezuar e mbështetur personalisht veprimet antiligjore dhe për demin kolosal financiar që ka ardhur prej këtyre veprimeve.
Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shumë të drejtë dhe përgjegjshmëri këtë afere gjigande.
Humbja e 2 miliard eurove është një tragjedi me dimensione politiko shoqërore të ngjashme me tragjedinë e vitit 97′.
Kryeministri lodhet kot duke u fshehur.
Të gjithë e dinë që kur të ndodh kjo tragjedi,kryeministri do të ikë duke i lënë pas zjarrin Shqipërisë,njëlloj si ata që në 97′ pasi i vunë zjarrin ikën nga vendi.
Shqipëria dhe shqiptarët lënguan për vite të tëra pasojat e 97″.
Ndaj kryeministri nuk ka asnjë të drejtë që të heshtë më, sepse Shqiperia nuk është pronë e tij.
Kryeministër kurseja Shqipërisë një 97′ të dytë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al