Petrit Vasili: Kryeministër i lodhur, që broçkullit pa u lodhur

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook kundër Kryeministrit Rama. Vasili u shpreh se ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministër i lodhur, që broçkullit pa u lodhur.

Situata shumë e rëndë e përmbytjeve kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Kryeministri i lodhur këput broçkulla dhe humor pa u lodhur, por zgjidhje nuk jep.

Ky shkollëpak nuk ka faj, se fajin sipas tij e ka Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi…E gjithë bota ka faj.

Ky s’ka as faj, as përgjegjësi, as detyrim që të zgjidhë problemet.

Ky është specializuar për t’u qurravitur pas të tjerëve, sepse vetë as nuk di e as nuk do që të zgjidhë gjë prej gjëje.

Përgjegjës është vetëm ai që i bëri rrush e kumbulla paratë, me palma e pisha në autostradë, me fasada, me mender rilindje urbane, me ekspozita pikture etj. etj. shpërdorime të pacipa.

Ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al