Petrit Vasili: Kryeministër mos fol më për negociatat, se hoqe çdo dyshim që je budalla.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook kundër kryeministrit Rama. Vasili shprehet se Kryeministri me gjuhën e varfëruar deri në shkretim dhe me logjikën gropë si gojë pa dhëmbë, gajasi dynjanë me këtë mbylljen e negociatave që ja tregojnë si hapje dhe ky e thotë dhe e thotë pa pushim.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministër mos fol më për negociatat, se hoqe çdo dyshim që je budalla.

Kryeministri me gjuhën e varfëruar deri në shkretim dhe me logjikën gropë si gojë pa dhëmbë, gajasi dynjanë me këtë mbylljen e negociatave që ja tregojnë si hapje dhe ky e thotë dhe e thotë pa pushim.

Ndaj për ta ndihmuar këtë kryeministër që vetëm tall e përçmon veten dhe që s’ja var më trasten njeri,vlen këshilla monumentale e Oskar Wilde që thotë:

“Ndonjëherë është më mirë të qëndrosh i qetë dhe të dukesh budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim që je i tillë”

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al