Petrit Vasili: Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili ka sulmuar me anë të një statusi në Facebook ku u shpreh se Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliard euro për prishjen e disa kontratave.Kjo shumë parash është një tërmet financiar për ekonominë e vendit dhe për cdo shqiptar.

Më poshtë postimi i plotë:

Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′.

Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliard euro për prishjen e disa kontratave.
Kjo shumë parash është një tërmet financiar për ekonominë e vendit dhe për cdo shqiptar.
Eshtë e barabartë me pasojat që shqiptarët provuan deri në palcë me rënien e piramidave financiare në 1997.
Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, që flet për gjithçka dhe për asgjë hesht. Ky përgjegjës për këtë situatë katastrofike hesht. Ky mosreagues për zgjidhjen e situatës, megjithëse është paralajmëruar zyrtarisht hesht.
Apo mendon ky se sikurse me drogën, që pasi ky përmbyti vendin i futi një letër Europës dhe lau duart,po kështu do të bëjë edhe me këto miliarda që rrezikon të paguajë Shqipëria dhe shqiptarët e varfër.
Mjaft u trembe, vri frikën kryeministër dhe fol për 2 miliardët, pastaj fol për brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete të një mendjehumburi.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al