Petrit Vasili: Kryeministri ç’fajsohet përmes ambasadorit Lu,sa turp.

Pas fjalës së kryeminstrit Rama në Kuvend ku u shpreh se nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur  ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ka ardhur dhe reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i cili shprehet se është e turpshme që Kryeministri ç’fajsohet përmes ambasadorit Lu

Më poshtë postimi i plotë:

Kryeministri ç’fajsohet përmes ambasadorit Lu,sa turp.

Kryeministri pergjegjesi i vetem per kriminalizimin e qeverisjes dhe shkaterrimin e imazhit te vendit i zene ne faj te rende politik ç’fajsohet duke shperdoruar emrin dhe autoritetin e perfaqesimit te ambasadorit amerikan ne Tirane z.Donald Lu.
Ja ç’tha sot kryeministri ne parlament:
“Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.”
Asnje dhe askush nuk i jep dot asnje alibi apo shfajsim pushtetit kriminal te Kryeministrit.
Amerika e parimeve te shkelqyera demokratike,qe nga George Washingtoni e deri tek Donald Trump, nuk u ka dhene kurre alibi, por u treguar vendin autoritareve te vertete dhe atyre qesharake,pushteteve te droges dhe atyre antidemokratike.
Eshte koha dhe shqiptaret po presin qe amerika t’i prije ketij misioni edhe ne Shqiperi ne keto dite te veshtira kur kryeministri ka mbjelle me krim zyrat e qeverisjes.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al