Petrit Vasili: Kryeministri do që të vjedh kryeprokurorin, shteti ligjor në rrezik

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se nëse e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeministër shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe mazhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet.

Më poshtë statusi i plotë:
Kryeministri do që të vjedh kryeprokurorin, shteti ligjor në rrezik.

Ky kryeministri flet dhe thotë: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.
Kush ia dha këtë të drejtë narkotrafikantëve? Ky nuk ka asnjë të drejtë as Kushtetuese as Ligjore.
Kuvendi i Shqiperisë, shërbimi i tij juridik shpjegon qartë dhe me shkrim se duhen 84 vota.
Ku i ka kryeministri 84 vota?
Apo shpjegimet që nuk i pëlqejnë nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?
Ka konsensus të plotë me opoziten dhe që nga sot le të kthehemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe të rregullojmë ligjet e bëra copë-copë nga ai dhe sufleret e tij, që nuk flasin shqip.
Ndryshe, nëse e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeministër shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe mazhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet.
Ndaj këtij banditizmi ka vetem një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e menyrë.

Shteti ligjor në rrezik, kjo është emergjencë kombëtare!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al