Petrit Vasili: Kryeministri e asgjësoi ONM-në. BE dhe SHBA flisni sot, nesër është shumë vonë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka sulmuar kryeministrin Rama duke shkruar se ky i fundit ka asgjësuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Sipas Vasilit, BE dhe SHBA garantuan shqiptarët se ONM do të ishte syri i tyre në reformën në drejtësi, ndërsa kryeministri e asgjësoi.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Kryeministri e asgjesoi ONM-ne. BE dhe SHBA flisni sot, neser eshte shume vone…

Kryeministri shkaterroi perfundimisht reformen ne drejtesi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM).
ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformes ne drejtesi.
ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqerise civile,por mekembesi i kryeministrit,sekretari i pergjithshem i kuvendit te shqiperise, i perbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.
Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.
BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.
ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.
Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.
Kujt ti besojme tani ????

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al