Petrit Vasili: Kryeministri flet në frikë, si Beni që këndonte këngë partizane në pyll!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar gjithashtu me anë të një postimi në Facebook duke u shprehur se do ti japë kurajo vetes shkollëpaku i trembur shumë, ashtu si Beni i vogël tek filmi,që nga frika këndonte këngë partizane kur ecte ne pyll.

Më poshtë postimi i plotë:

Kryeministri flet në frikë, si Beni që këndonte këngë partizane në pyll. Ky shkollëpaku llomotit e grin fjalë, që nuk i kupton, lart e poshtë dhe gjithë ditën,në konferenca faccebookiste,në parlament,kur hakërrehet gazetarëve ,kur flet për ekonominë imagjinare nga e cila s’kupton hiçgjë ,kur shkreh njërin budallëk pas tjetrit,kur i lemerisur voton kundër drejtësisë për të mbrojtur drogën dhe trafikantët,kur i trembur për vdekje bën be që nuk ka frikë.
Mos humbni hiç kohë që ta dëgjoni gjithë këtë logore halucinante të tij sepse a e dini pse e bën?
Do ti japë kurajo vetes shkollëpaku i trembur shumë, ashtu si Beni i vogël tek filmi,që nga frika këndonte këngë partizane kur ecte ne pyll.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al