Petrit Vasili: Kryeministri gënjeshtar, vjedh dhe shkatërron biznesin i vogël për hesap të oligarkëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me taksën e biznesit të vogël. Vasili shprehet se biznesi i vogël ka 100% të drejtë që është kundër TVSH pasi këtë të drejtë ja ka dhënë edhe FMN edhe Banka Botërore.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri gënjeshtar, vjedh dhe shkatërron biznesin i vogël për hesap të oligarkëve.

Biznesi i vogël ka 100% të drejtë që është kundër

TVSH.

Këtë të drejtë biznesit të vogël ja ka dhënë edhe FMN edhe Banka Botërore.

Kryeministri shumë grabitqar por edhe shumë injorant është edhe kundër FMN edhe kundër Bankës Botërore boll që të shkatërrojë biznesin e vogël që punën e mundin e këtij të fundit ta gllabërojnë oligarkët.

Kryeministri është kundra biznesit të vogël me qëllimin që ai të falimentojë dhe mijëra njerëz të tjerë të ikin nga Shqipëria dhe ky të realizoje strategjine e zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptaret.

Mos e besoni kurrë kryeministrin ai e urren këtë vend ai mezi pret tu rrëmbejë edhe leket e fundit dhe të ike pastaj nga Shqipëria.

Shqiptaret janë pa drejtim ##.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al