Petrit Vasili: Kryeministri gënjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh në tavolinë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se skandalin e 2 miliard eurove, që rrezikon të paguajë Shqipëria si pasojë e humbjes së gjyqeve për kontratat e prishura në menyrë arbitrarë nga qeveria,kryeministri e ka prej muajsh në tavolinë dhe qëllimisht s’ka levizur as gishtin.

Më poshtë postimi i plotë:

 

Kryeministri gënjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh në tavolinë.

Skandalin e 2 miliard eurove, që rrezikon të paguajë Shqipëria si pasojë e humbjes së gjyqeve për kontratat e prishura në menyrë arbitrarë nga qeveria,kryeministri e ka prej muajsh në tavolinë dhe qëllimisht s’ka levizur as gishtin.
Ky gënjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon të vërtetën, që është në dritën e diellit.
Këtë skandal monstruoz e kam denoncuar kohë më parë, pa qenë fare në opozitë, por si ministër i drejtesisë në atë kohë ja kam percjellë me shkrim me shkresë me
Nr.Prot: 2357/1 datë: 10.04.2017 këtë shqetësim shumë të rëndë, që mu bë prezent nga Avokati i Shtetit me shkresën e saj me Nr.prot 43/23 date 06.04.2017.
Këto janë faktet, që nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, që kemi kryeminister le të guxojë të thotë
 të kundërtën.
Avokatja e Shtetit, që ka kryer detyrën e saj nuk është emëruar nga unë, por nga vetë0 ai.
Ndaj kryeministri mashtrues ta mbajë këtë përgjegjësi dhe boll ju përvodh fajit të pashmangshëm.
Ai është përgjegjësi i vetëm dhe ai vetë do përgjigjet.
Shumë pak kohë i ka mbetur…

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al