Petrit Vasili: Kryeministri gënjeu,barna onkologjike nuk ka,mos e besoni kurrë atë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Kryeministri që shpërdoron mizorisht dhimbjen dhe luftën për jetën, bëri një teatër të pacipe me hallin e madh të zonjës së nderuar nga Rresheni, që i kërkoi barnat onkologjike, që nuk ja jepte prej kohësh spitali.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri genjeu,barna onkologjike nuk ka,mos e besoni kurre atë.

Kryeministri që shpërdoron mizorisht dhimbjen dhe luftën për jetën, bëri një teatër të pacipe me hallin e madh të zonjës së nderuar nga Rresheni, që i kërkoi barnat onkologjike, që nuk ja jepte prej kohësh spitali.

Ky kryeministri, që turpin nuk e njeh u ngrehos e vajti në spital me zonjen nga Rresheni, që gjoja t’ja jepte vetë barnat e tha pa ju dridhur qerpiku se per pak dite te gjithe barnat onkologjike do tua siguronte ai të semureve,ai genjeshtari noterik më i madh i këtij vendi.Të nderuar miq realitetin e vërtetë e keni më poshtë.Shikojeni me syte tuaj dhe me zemer ne dore, jo vetëm për të perjetuar dramen e njerezve të zakonshem, por edhe për të parë se sa e zezë dhe e pafytyre është vetedija e këtij kryeministri, qe nuk kursen as jeten. Barna NUK KA ky është realiteti.Ndaj miqesisht ju them mos e besoni kurrë kryeministrin sepse ai është genjeshtra vete,jeta e tij është genjeshter,teatri i tij është genjeshter,fjala e veprimi i tij janë genjeshter dhe ai gjallon në genjeshter.Shiheni vete këtë kronike televizive dhe gjykoni:http://tvklan.al/mungon-ilaci-i-kimioterapise-pacientja-do-vras-veten-nuk-kam-rruge-tjeter/Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al