Petrit Vasili: Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm mikun, jo ligjet

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka sulmuar kryeministrin Rama duke e quajtur këtë të fundit si i degraduar që nuk njeh ligjet. Sipas Vasilit, Rama është kryeministër që njeh vetëm mikun.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet.

Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla.
Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: “SHTETIN E MIKUT”.

Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët.

Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.
Qyetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojen e askujt.
Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetem shtet-tepsine private te tij, ku ai dhe ministrat e tij per sevap ju zgjidhin ndonje hall njerezve, ne nje kohe qe ua kane per detyrim te madh.

Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç’thote:

‘Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin.’

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al