Petrit Vasili: Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Kryeministri këtë drejtësi të ligë kërkon,që për vete ti mbyllë fajet e tij me një falje.Ndërsa drejtësia tjetër për qytetarët që i fut në burg për pesë lekë energji elektrike të papaguar apo një faturë uji,apo për një shkelje të rëndomtë rrugore.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën?

Kryeministri dhunon ligjin dhe i thotë policisë flakni uniformat e bëni vota për rilindjen.Pastaj kërkon falje.Prokuroria çfarë bën???

Pedagogët nuk marrin rrogat se aktet nënligjore qeveria nuk i bën.Ministrja e arsimit kërkon falje.Prokuroria çfarë bën???

Kryeministri megjthëse i paralajmëruar  jep leje për HEC në Osum dhe dhunon ligjin.Pastaj kërkon falje.Prokuroria çfarë bën???

Kryeministri shpërodoron qindra milion lekë për palmat e thara në autostradë.Pastaj kërkon falje.Prokuroria çfarë bën ???

Kryeministri këtë drejtësi të ligë kerkon,që për vete ti mbyllë fajet e tij me një falje.

Ndërsa drejtësia tjetër për qytetarët që i fut në burg për pesë lekë energji elektrike të papaguar apo një faturë uji,apo për një shkelje të rëndomtë rrugore.

Kjo është drejtesia “e re” e tharë si palmat në autostradë

Burimi:(integrimi.al/E.P).

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al