Petrit Vasili: Kryeministri mashtroi paturpësisht banorët e Vërrisë për inceneratorin e plehrave

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi protestën e banorëve së Vërrisë për ndërtimin e inceneratorin e plehrave. Sipas Vasilit kryeministri Rama i ka mashtruar paturpësisht banorët e Vërrisë për projektin e duke i garantuar nuk do të instalohej inceneratorin pa pëlqimin e banorëve.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Kryeministri mashtroi paturpesisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave.

Nuk besoj qe ka ndonje shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne.

Deviza e kryeministrit eshte: “Mashtrojini njerezit, boll që t’u merrni voten dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojme prape”

Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve.

Harruan banoret qe per shendetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci.

Lexojeni vete cfare shkruante kryetari i bashkise se Fierit duke genjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:

“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.”

Kjo është Rilindja!

Kjo është Shqipëria që duam!

#ShtetPunëMirëqenie

-shkruante Subashi në prill të 2017-ës.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al