Petrit Vasili: Kryeministri mashtrues gënjeu për vëllain e ministrit në Itali, njëlloj si për NATO-n në Gjermani

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka gënjyer në Itali për vëllain e ministrit Xhafaj, njëlloj si në Gjermani për NATO-n.

Sipas Vasilit, Ramës gënjeshtra i është bërë sëmundje pa shërim, teksa ka shtuar edhe dy artikuj italianë dhe gjermanë me deklaratën e kryeministrit për këto dy çështje.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri mashtrues gënjeu për vëllain e ministrit në Itali, njëlloj si për NATO-n në Gjermani.

Kryeministrit tani gënjeshtra i është bërë sëmundje pa shërim.
Në Itali për vëllain e ministrit të Brendshëm gënjen pa u skuqur hiç ja ç’thotë:
‘Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia’, shkruan La Stampa duke thënë se, ky shpjegim u ka ardhur nga Rama dhe njerëzit e tij.
Në Gjermani për NATON kur buxheti është vetëm 1.2%, prap gënjeu pa u skuqur hiç dhe në NTV-në gjermane deklaron për NATON:
Pyetje NTV: Po në lidhje me shpenzimin e dypërqind të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane? Edi Rama:Ne tashmë shpenzojmë Dy përqind të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO…
Çdo fjalë më tej është e tepërt. Kur ky kryeministër gënjen paturpësisht mediat gjermane e italianet dhe s’i dridhet qerpiku.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al