Petrit Vasili: Kryeministri me rezolutën kuislinge tradhëtoi integrimin dhe hapjen e negociatave.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku shprehet se kryeministri e tradhëtoi rëndë dhe rrënoi përfundimisht shpresën e Shqipërisë për të bërë përpara drejt hapjes së negociatave dhe se sot Shqipëria ka vetëm një armik për hapjen e negociatave, ai është kryeministri.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri me rezolutën kuislinge tradhëtoi integrimin dhe hapjen e negociatave.

Kryeministri e tradhëtoi rëndë dhe rrënoi përfundimisht shpresën e Shqipërisë për të bërë përpara drejt hapjes së negociatave, duke votuar një rezolutë që shkriu Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe duke shkatërruar përfundimisht dialogun politik si momentin kyç për të bindur europianët.
Armik i përhershëm i integrimit europian, kur liberalizoheshin vizat kryeministri qante me dëshpërim dhe thoshte se 1 milion shqiptarë do të ikin.
Po ky kryeministër armik i integrimit bllokoi integrimin për një kryetar qarku në Fier.
Po ky Kryeministër që nuk e njeh turpin, për të penguar integrimin mbushi Europën me gënjeshtra dhe baltë për “dhunimin” imagjinar të Griseldës.
Sot Shqipëria ka vetëm një armik për hapjen e negociatave ai është kryeministri dhe jo europianët.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al