Petrit Vasili: Kryeministri mizor zëvendëson betimin e Hipokratit me betimin për rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Kryeministri proverbialisht i paditur llomotit për shëndetësinë dokrra për infermierët.

Më posht postimi i plotë:

Kryeministri mizor zëvendëson betimin e Hipokratit me betimin për rilindjen.

Kryeministri proverbialisht i paditur llomotit për shëndetësinë dokrra për infermierët.

Infermieristika ka standart universitar të detyruar, tashmë prej vitesh,po ky i padituri nuk di gjë dhe e tallin këta që ka përqark me portale politike.

Turp,turp. Emërimet me portale politike janë ditë e zeze për shëndetësinë.

Çdo infermier dhe mjek bën betimin e Hipokratit që ti shërbejë me perkushtim të sëmurit dhe kryeministri shkollëpak po e zëvendëson me betimin për rilindjen.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al