Petrit Vasili: Kryeministri për 613 kg e kokainës është vetëm një gënjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….

Pas ‘gafës’ së kryeministrit Rama në intervistë e dhënë në gazetën gjermane, ku ka thënë se operacioni i kapjes së 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është realizuar në bashkëpunim me palën italiane, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi e ka cilësuar kryeministrin si një gënjeshtar të paepur.

Ai gjithashtu ka ballafaquar dy deklarata të ndryshme të Ramës mbi operacionin ndaj grupit kriminal, ku fjalët e këtij të fundit bien në kundërshtim me njëra-tjetërën.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri për 613 kg e kokainës është vetëm një gënjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….

Të gjithë shqiptarët e dëgjuan se çfarë tha kryeministri për 613 kg kokainë lidhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve lidhur me kapjen e saj.
Që kryeministri është gënjeshtar i paepur dhe që gënjeshtrën e ka mënyrë jetese po ua lë juve ta gjykoni, por është halli i madh që do merret vesh shpejt që e detyron të gënjejë.
Ja çfarë i thotë tani kryeministri medias gjermane “DIE WELT”:
“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane”
Ja çfarë deklaronte kryeministri disa javë më parë kur u kap droga:
“Fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.
Ja në duart e ç’gënjeshtari është Shqipëria.

 

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al