Petrit Vasili: Kryeministri për herë të parë ka të drejtë

Pas deklaratës së kryeministrit Rama në lidhje me reagimin e tij ditën e nesërme për çështjen Xhafaj, një postim i menjëhershëm ka ardhur nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Vasili ka shkruar se për herë të parë Rama ka të drejtë, kur tha që nuk jemi të gjithë njëlloj.
Sipas deputetit të LSI-së, në rast të kundërt të gjithë do të ishim gënjeshtarë të pacipë si kryeministri.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri për herë të parë ka të drejtë.

Kryeministri thotë që s’jemi njëlloj dhe ka të drejtë.
Po të ishim njëlloj do të ishim gënjeshtarë si ai dhe të pacipë si ai, që edhe lekët për studentët e sëmurë nga talasemia i shkurton dhe i grabit.Çfarë shpirti i zi mund të jetë ky që grabit qindra milion koncesione për vete dhe ju zhvat edhe lekët e luftës për jetën studentëve talasemikë.
Shyqyr që s’jemi njëlloj si ai dhe ai kurrë s’do të jetë si ne.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al