Petrit Vasili: Kryeministri për karrigen vrau edhe Tiranën, qytetin ku lindi

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku Tirana cilësohej si një qytet me rrezikshmëri të lartë për sa i përket kriemeve.

Vasili ka shkruar se kryeministri Rama e ka vrarë qytetin e tij Tiranën për një karrige, ndërsa ka shtuar se ai ka shembur me dorën e vet gjithçka që u ndërtua me mund e dije ndër vite.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri për karrigen vrau edhe Tiranën qytetin ku lindi

Kryeministri e ktheu Tiranën në një qytet armik të qytetarëve të vet, por edhe të atyre amerikanë.
Qyteti i dashur ku lindëm dhe po plakemi, atëherë kur nuk na e priste mendja kurrë u shndërrua në qytet të egër armiqësor pa asnjë prespektivë e shpresë, pasi kryeministri, që lindi vetë në këtë qytet e tradhëtoi atë.
Paranojak i sëmurë pas karriges, ky kryeministër shembi përdhe gjithçka që Tirana ndërtoi me shumë mund e dije ndër vite. Vlerat qytetare, historike, arsimore, ambientale ai i shkërmoqi vetëm për një karrige që qelbet nga injoranca, nga vaniteti mendjengushtë, nga pesha e komplekseve të pashëruara gjithëfarëshe dhe nga reminishencat e provincializmit mendjehumbur.
Kjo punë e errët varrmihëse ndaj qytetit që e lindi dhe e rriti është një njollë e pisët, që nuk do ti fshihet nga duart edhe kur karrigia e “dashur” do ta ketë lënë.
Armiqësor për tiranasit, por tashmë edhe për amerikanët ja ç’thotë Departamenti Amerikan i Shtetit:

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.
“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qëniesh njërëzore”

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al