Petrit Vasili: Kryeministri përshëndet në mesnaë me det kur Shqipërinë e mori lumi.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Shqipëria është në hall nga përmbytjet dhe mijëra familjeve u kërcënohet prona dhe jeta dhe kryeministri i përshëndet në “Facebook” në mes të natës me foto nga deti në behar.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministri përshëndet në mesnatë me det kur Shqipërinë e mori lumi.

Bejini një derman këtij kryeministrit tonë.

Shqipëria është në hall nga përmbytjet  dhe mijëra familjeve u kërcënohet prona dhe jeta dhe ky i përshëndet në fb në mes të natës me foto nga deti në behar.

Ky kryeministri e thotë shqeto “bëjini dermanin vetë vetes,se une kam qejfin tim”.

Në këtë situatë  që ndodhet ky kryeministër që s’di ç’flet dhe që na thotë në mes të natës mirëmëngjes me det kur shqiptarët i mori lumi, politika të bëjë pak mënjanë dhe tia lërë në dorë punën psikiatërve.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al