Petrit Vasili: Kryeministri po mashtron

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi thotë se kreu i qeverisë, Edi Rama po mban qëndrime të ndryshme lidhur me audio-përgjimin e publikuara nga Partia Demokratike.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit në Facebook:

“Kryeministri Genjeu per audiopergjimin dhe tani i kapur ne faj gjoja po pret ekspertizen. Kryeministri genjeu paturpesisht dhe tha nje jave me pare perpara grupit te tij parlamentar:

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi, Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik”.

Sot pas nje jave po i njejti kryeminister tashme nje genjeshtar i rendomte dhe i ç’ekulibruar thote te kunderten.Ja cthote sot:

“Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”

Ky mashtrues qe shperdoron pacipesisht postin e kryeministrit per te genjyer shqiptaret duhet te ndiqet penalisht per deklaratat e tij.

Kjo prokurori duke mos reaguar ndaj tij po rrenon totalisht besimin e popullit shqiptar tek ajo dhe po deshmon kapjen e saj te rrezikshme dhe te ndeshkueshme.

Persa i takon kryeministrit deklarat e tij genjeshtare jane shume te qarta per kedo qe di shkrim dhe kendim.

Kushdo qe perpiqet qe t’i jape alibira ketij mashtruesi vetem sa tregon shpelarjen morale te vetvetes”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al