Petrit Vasili: Kryeministri që gënjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kërkoka ndihmë me letër europianëve

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili ka sulmuar me anë të një statusi në Facebook kryeministrin Rama duke e quajtur këtë të fundit shembullin më të shëmtuar të mashtruesit publik. Z. Vasili ka thënë se kryeministri Rama ka gënjyer banalisht se fitoi mbi kanabisin e tani po u kërkoka ndihmë me letër europianëve.
Më poshtë keni statusin e plotë të z. Vasili:

Kryeministri, qe genjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kerkoka ndihme me leter europianeve.

Kryeministri i Shqiperise eshte shnderruar ne shembullin me te shemtuar te mashtruesit publik.
Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerre nga goja kunder cdo partie,individi,media te te gjitha llojeve shqiptare e nderkombetare,qe flisnin per drogen dhe efektin shkaterrimtar te saj per Shqiperine dhe shqiptaret.
Nuk la genjeshter,manipulim faktesh,ngjarjesh e raportesh per temohuar,mbuluar dhe perdorur per pushtetin e tij dhe per te blere vota,kete tragjedi politike e sociale.
Sot po ky kryeminister
u dergon leter shteteve europiane per ndihme per drogen, qe po ky qe medemek e kishte “eliminuar” 99%”.
Ja ç’thoshte ky kryeminister jo me larg se 2 jave me pare dhe kuptoni me mire cdo te thote genjeshtar qe as skuqet as zverdhet.
Ja ç’thoshte kryeministri:
“Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë
Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë”.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al